minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Ziadin Sela takon Lulzim Bashën, diskutojnë për pandeminë dhe procesin e integrimit në BE - Struga.info


Ziadin Sela takon Lulzim Bashën, diskutojnë për pandeminë dhe procesin e integrimit në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Taravari dhe nënkryetari Vullnet Ferati ka qëndruar në Tiranë ku është pritur nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Siç njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët, takimi Sela-Basha është realizuar në një atmosferë vëllazërore,kurse temë diskutimi kanë qenë tema të shumta, siç është kriza me pandeminë,situata politiko-ekonomike, procesi i integrimit në BE, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari Sela fillimisht e ka njoftuar nikoqirin Basha për ecurinë e zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut me ç’rast Basha ka uruar Selën për rezultatin e shkëlqyer të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa”.

“Sela dhe Basha u pajtuan se e vetmja rrugë për të dy vendet tona është anëtarësimi në BE,ata gjithashtu shprehën gatishmërinë për të ndihmuar këtë proçes shumë të rëndësishëm me çrast u pajtuan se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e rajonit drejtë anëtarësimit të plotë në BE”, thuhet në njoftimin e ASH-së./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Ziadin Sela takon Lulzim Bashën, diskutojnë për pandeminë dhe procesin e integrimit në BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy