Avokati i Popullit dhe ish-kandidat për kryeministër nga radhët e BDI-së, Naser Ziberi thotë se BDI ka vepruar mirë kur ka ofruar dorëheqje kolektive nga pushteti me kushtin për votimin e ndryshimeve kushtetuese nga OBRM-PDUKM.

Sipas tij, edhe ideja e heqjes dorë nga kryeministri i parë shqiptar në këmbim të hapjes së rrugës eurointegruese, është e mirëpritur.

“Unë mendoj se në qoftë se vërtet shtrohet në tavolinën e bisedave si kusht për aprovimin e ndryshimeve kushtetuese heqja dorë eventuale nga ky premtim elektoral, flas në emrin tim personal, nuk kam të drejtë të flas në emër të BDI-së, unë do kisha hequr dorë. Nëqoftëse kjo është garanca që na mundëson ndryshimet kushtetuese dhe fillimin e procesit integrues”, deklaroi në “KlanDebat” Naser Ziberi.

Sipas tij, BDI e ka bërë këtë veprim për t’ia marrë adutet e fundit OBRM-PDUKM-së për ta kundërshtuar idenë e ndryshimeve kushtetuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ziberi: BDI ka vepruar mirë kur ka ofruar dorëheqje nga qeveria në këmbim të ndryshimeve kushtetuese appeared first on Telegrafi.