LSDM: Është mirë që OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është mirë që OBRM-PDUKM nuk është kundër amendamenteve kushtetuese, dialogu duhet të vazhdojë që në fund të gjithë të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët se më së miri është që vendi të integrohet në BE, thuhet në kumtesën e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM edhe një herë demonstroi kapacitetin e saj shtetor dhe edhe një herë konfirmoi se e ardhmja e qytetarëve dhe interesi i shtetit është në rend të parë.

Prandaj propozuam bashkimin rreth konceptit evropian, OBRM-PDUKM t’i bashkohet një Qeverie të bashkuar për integrime evropiane në bazë të barazisë.

Vendimi për BE-në duhet të jetë i përbashkët, prandaj bëjmë thirrje për bashkim rreth drejtimit strategjik të vendit, për sigurimin e një të ardhmeje evropiane dhe përmbushjen e një objektivi tjetër strategjik, anëtarësimin në BE.

Advertisement

Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të mbrojtura”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

LSDM: Është mirë që OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy