Ziberi: Institucionet psikiatrike në Maqedoni janë në gjendje mjaft të rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Avokati i Popullit Naser Ziberi në konferencën e sotme për media theksoi gjendjen e keqe të objekteve psikiatrike në vend. Ai tha se përpjekjet e autoriteteve për përmirësimin e situatës janë më shumë deklarative sesa reale.

“Pas vizitave të paparalajmëruara të autoriteteve, ndonëse po bëhen përpjekje modeste për përmirësimin e situatës, përpjekjet e autoriteteve për luftën kundër torturës janë më së shumti deklarative sesa reale”, këtë, siç ka përmendur Ziberi, e kanë vënë në dukje edhe misionet e saj ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, fokusi ishte në spitalet psikiatrike, veçanërisht në departamentet e tyre gjyqësore.

Gjendja e keqe, marrja e parakohshme e terapisë, mungesa e stafit adekuat, sidomos gjatë natës, janë pjesë e problemeve me të cilat ballafaqohet Spitali Psikiatrik në Shkup dhe Demir Hisar.

Advertisement

“Stafi nuk vendos dot rendin, konfliktet mes pacientëve janë shumë të shpeshta, janë vërejtur sulme fizike mes pacientëve, situata është alarmante. “Janë vërejtur arratisje të shpeshta nga disa ditë deri në disa muaj dhe kjo në radhë të parë për shkak të kushteve jo të mira në institucione, menaxhimit të dobët dhe mungesës së stafit adekuat”, ka theksuar Ziberi.

Situata është e ngjashme, siç ka theksuar ai, edhe në spitalin e Demir Hisarit.

“I gjithë objekti është në gjendje jashtëzakonisht të keqe, higjiena është në nivel të keq, nevojiten masa urgjente për renovim të plotë”, tha Ziberi.

Ai theksoi se gjatë vizitave janë vërejtur rripa lëkure, zinxhirë metalikë me dry, kabllo, të cilat tha se janë të ndaluara dhe shprehu shpresën që të mos përdoren për pacientët.

Advertisement

Ziberi: Institucionet psikiatrike në Maqedoni janë në gjendje mjaft të rëndë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy