Ziberi: MPB të punojë me më shumë efikasitet në nxjerrjen e dokumenteve personale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Brendshme që të riorganizohet për të normalizuar dhënien e dokumenteve personale të gatshme për qytetarët që tashmë kanë fotografuar për dokumente të reja pasi më parë mezi kanë arritur të caktojnë një takim.

Avokati i Popullit i tregon Ministrisë së Punëve të Brendshme që të riorganizohet në mënyrë që të normalizohet dhënia e dokumenteve personale të gatshme për qytetarët, të cilëve tashmë u është bërë fotografi për dokumente të reja, pasi më parë mezi kanë arritur të caktojnë termin. Avokati i Popullit Naser Ziberi tha në një konferencë për media se ky është një “problem serioz” dhe një “situatë e panatyrshme”.

Ai ka bërë të ditur se në muajin janar-shkurt kanë pranuar rreth 50 kërkesa për dokumente personale për arsye të ndryshme, përveç pamundësisë së marrjes së dokumentit, qytetarët ankohen edhe për pamundësinë e caktimit të terminit, ndërsa ka edhe peticione për kthimin e shpenzimeve sepse nxjerrin dokumente të reja edhe pse të vjetrave nuk ka kaluar afati i vlefshmërisë.

Gjatë një vizite në dy pikat kryesore në Shkup – në RTMV dhe në Kisella Vodë, ekipet e PK-së konfirmuan pretendimet nga peticionet se ekziston “numër serioz i dokumenteve” (letërnjoftime, patentë shoferi dhe trafiku, por edhe pasaporta)” të lëna mënjanë, ndërsa autoritetet nuk kanë inspektim për shpërndarjen e tyre, dmth nxjerrjen e tyre edhe pse kanë qenë të përfunduara”./Telegrafi/

Advertisement

Ziberi: MPB të punojë me më shumë efikasitet në nxjerrjen e dokumenteve personale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy