Ziberi për rastet e reja me Covid-19 në Shkup: Virusi po shpërndahet nëpër familje, por ka edhe grupe të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi pas 193 rasteve të reja me coronavirus, prej të cilëve pjesa më e madhe janë nga Shkupi thotë se pjesa më e madhe e të infektuarve janë të grupeve ekzistuese, por fakt është se ka edhe të ri.

“Sot për fat të keq në Shkup kemi një numër të madh të pacientëve të rinj, nga 193 pacientë 140 janë nga Shkup, dhe ky është numri më i madh i regjistruar tek ne. Të infektuarit vinë kryesisht nga të njëjtat komuna ku ka numër të madh të të infektuarve si Çairi, Aerodromi, Komuna Qendër, Gazi Baba dhe Butelli. Pjesa më e madhe janë nga grupet ekzistues, ku po shpërndahet virusi mes anëtarëve të familjes, por ka edhe grupe të reja”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se sëmundja po shpërndahet tek familjarët e të infektuarve në komunat e Shkupit si Çairi, Aerodromi, Gazi Baba, Komuna Qendër dhe Butelli.

Ai tha se autoritetet shëndetësore e kanë nën kontroll situatën dhe se në funksion janë vendosur edhe kapacitet tjera, si spitali montues dhe klinikat private./Telegrafi/

Advertisement

Ziberi për rastet e reja me Covid-19 në Shkup: Virusi po shpërndahet nëpër familje, por ka edhe grupe të reja shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy