Zjarrfikësit e në aksion të improvizuar: Tetovës i mungojnë rreth 80 zjarrfikës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një kamion me materiale të rrezikshme është aksidentuar! Përpos shoferit që është në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe kamioni me materiale të rrezikshme ka rrjedhje. Zjarrfikësit me ekip special për materiale të rrezikshme janë duke intervenuar për ta shpëtuar shoferin dhe ndërprerë rrjedhjen e materialet. Kjo është një skenë e improvizuar aksidenti të cilën e demonstroi njësiti i Tetovës, në ditën e zjarrfikësve.

Këtu po ashtu u prezantua edhe kamioni me shkallë lëvizëse për ndërhyrje në ndërtesa deri në 37 metra të larta.

Kryetari i Komunës thotë se Tetova e ka njësitin më profesional në Maqedoni, e sipas tij, ndoshta edhe në rajon, ku zjarrfikësit e Tetovës janë trajnuar nga zjarrfikësit anglez.

Por komandat i njësitit Avni Ahmeti thotë se kanë vështirësi, pasi që mbulojnë një territor me pesë komuna rurale, ndërsa të punësuar janë vetëm 75 zjarrfikës, 50% më pak se sa duhet të jenë.

Advertisement

“Ky është një territor shumë i madh, është i populluar me diku 180 mijë banorë. Të punësuar për momentin në njësitin e zjarrfikësve kemi 75, me normat ndërkombëtare bazë të përllogaritjeve që kemi bërë duhet të jetë 155.”- deklaroi Avni Ahmeti, Komandat i NJTKZT.

20 maji është dita ndërkombëtare e zjarrfikësve.

Zjarrfikësit e në aksion të improvizuar: Tetovës i mungojnë rreth 80 zjarrfikës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy