Zjarri djeg një shtëpi mbrapa Bankës Popullore në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zjarri ka kapluar një shtëpi e cila ndodhet prapa godinës së Bankës Popullore në Shkup.
Shtëpia e kapluar nga flakët ishte e vjetër. Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit për të izoluar flakët.

Nga Ministria e Pubëve të Brendshme njoftojnë për Alsat se nuk janë lajmëruar për viktima në zjarrin e cili ka kapluar një shtëpi në afërsi të Bankës Popullore.
“Rreth orës 17.00 në MPB është lajmëruar se në shtëpi në afërsi të Bankës Popullore është shkaktuar zjarr, me siguri nga instalimi i parregullt elektrik. Ekipet e zjarrfikësve në terren e ka lokalizuar zjarrin. Deri në këtë moment nuk ka persona të lajmëruar si të lënduar nga zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së./ALSAT

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy