Zjarri në Berovë është vendosur nën kontroll

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zjarret që dy ditët e fundit kanë shpërthyer në vend janë vënë nën kontroll.

Zjarri në Berovë vazhdon të shuhet dhe është vendosur nën kontroll, ndërsa zjarrfikësit dhe dhe banorët e Berovës që marrin pjesë në shuarjen e tij do të qëndrojnë në terren deri në fikjen e plotë të tij.

Sashko Rumenovski, komandant i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Berova informoi se përveç fikjes nga toka, sot në mëngjes sërish kanë mbështetje ajrore.

“Për të shkurtuar kohën e mbushjes së ujit nga liqeni i Berovës, në fshatin Budinarci, është vendosur një pishinë e improvizuar, nga ku helikopteri do të mbush ujë për intervenim më të shpejtë”, tha Rumenovski.

Advertisement

Sipas vlerësimeve, deri më tani zjarri ka përfshirë pjesë të madh të malit ku janë djegur durunjë të dushkut dhe ahut me sipërfaqe prej 50 hektarësh./Telegrafi/

Zjarri në Berovë është vendosur nën kontroll shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy