Zjarri në deponinë Drislla, banorët përreth kërkojnë ndihmë mjekësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vesellka Stefanovska, jeton në lagjen Aerodrom të Shkupit. Që herët në mëngjesin e sotëm, ajo ishte drejtuar për në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Shqetësimet shëndetësore si, dhimbje koke, marramendje, kollitje dhe përzierje stomaku, kanë qenë simptomat që sipas Stefanovskës, janë shkak i ndotjes së ajrit në Shkup, nga tymi nga deponia “Drislla”.

”Në mëngjes nuk ishte edhe aq keq por më herët nuk dilej jashtë, aq që ishte i ndotur ajri, mbante erë djegie, thua se digjej banesa. Jetoj në Aerodrom atje ku është ajri më i ndotur, kam dhimbje koke, marramendje, gjithçka, duhet diçka të ndërmerret. Për atë arsye erdhët sot në spital? Po, për atë arsye jam këtu që të shoh çfarë kam, pra kam dhimbje koke, kisha dhimbje barku po ashtu. Çfarë u tha mjeku? Me dhanë ilaçe, shumë ajri i ndotur”, deklaroi Vesellka Stefanovska – Qytetare.

Përveç Stefanovskës, edhe disa qytetarë të tjerë, veçanërisht të moshuar, ankohen për pasoja nga ndotja.“E tmerrshme, njerëzit para kohe do të vdesin, duhet të ndërmerret diçka, nuk e di se çfarë do të bëjë kjo qeveri por kjo është katastrofë. Ku jetoni ju? Unë jetoj në Çento dhe atje ndjehet ajri i ndotur, nuk merret frymë. Ishit në mjek për atë arsye? Po isha për atë sepse dhe të shohim çfarë do të behët”, tha një qytetare.

Advertisement

“Ku jetoni ju? Në Lisiçe. Si është atje? Mjegull, ishte në mëngjes”, tha një qytetar.
”Në ditët e fundit, nga këto që ndodhin, për mua që jetoj në Lisiçe, më duket sikur në shtëpi digjet zjarri, ashtu është aroma”, u shpreh një qytetare.

Ndërkohë, policia hyri brenda deponisë për të zhvilluar biseda hetimore me të punësuarit në Drislla. Nga ana tjetër sipas Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, edhe sot po punohet me mekanizma të rëndë për mbulimin me dhe të deponisë, në pjesën ku ende del tym.

“Në afërsi të deponisë do të ketë prani të shtuar policore dhe më shumë patrulla në zonën përreth deponisë, dhe ne do të përdorim metoda të tjera për të monitoruar vetë deponinë për të zbuluar zjarrvënës të mundshëm, sepse është disi e pashpjegueshme që pas reduktimit drastik të zjarrit, tymi të rritet kaq shumë përsëri vetvetiu. Siç thashë, mbulimi me dhe vazhdon dhe jemi optimistë se deri në mbrëmje pjesa që digjet do të mbulohet plotësisht”, deklaroi Stojançe Angellov – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, në deponinë “Drislla” është kryer kontroll i jashtëzakonshëm pas zjarrit që shpërtheu pasditen e 9 shtatorit. Janë marrë mostra të ujërave nëntokësore dhe të tokës për analizë, dhe është dorëzuar një raport mbi cilësinë e ajrit. Procedura inspektuese është ende në vijim dhe sipas inspektoratit pritet që nga java e ardhshme të dalin me raport të detajuar.” /Alsat/

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy