Zvogëlohet numri i rasteve aktive në Maqedoni, gati gjysma e rasteve me coronavirus janë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka filluar të bie numri i rasteve të reja me coronavirus në Maqedoninë e Veriut. Vetëm dje u regjistruan 392 raste të reja nga 4.633 testim ose rreth 8.4%. Më herët kjo përqindje ishte mbi 10. Po ashtu bie edhe numri i rasteve aktive. Në fillim të shtatorit në Maqedoni kishte mbi 15 mijë raste aktive, ndërsa momentalisht nga 12.240 raste aktive.

Në Maaqedoni deri tani janë kryer 1.274.003 testime për coronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar gjithsej 189.551 raste me coronavurs, ndërsa prej tyre 170.734 pacientë janë shëruar dhe 6.577 kanë humbur jetën.

Sipas analizave epidemologjike, në Shkup ka më së shumti raste aktive me 5.689, ndërsa më pas vjen Kumanova me 967, Tetova 945, Ohri 502, Gostivari 490, Kërçova 417, Struga 364, Velesi 312, Strumica 310, Prilepi 304, ndërsa në qytetet tjera numri i rasteve aktive është më i vogël se 300.

Po ashtu deri dje janë vaksinuar 781.623 qytetarë, ndërsa 714.135 janë rivaksinuar, ndërkaq sipas të dhënave të fundit, me një dozë është vaksinuar 55% e popullatës mbi 40 vjet dhe 31% e popullatës nga 18 deri 39 vjet./Telegrafi/

Advertisement

Zvogëlohet numri i rasteve aktive në Maqedoni, gati gjysma e rasteve me coronavirus janë në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy