Zyberi: Zyrtarët në burgje marrin nga të burgosurit 200 deri në 500 euro për ti pajisur me telefona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Avokati i Popullit, Naser Zyberi në një press konferencë për mediat, sot ka folur në lidhje me gjendjen e burgjeve dhe të burgosuve në Maqedoninë e Veriut.

Zyberi ka ngritur disa problematika të cilat sipas tij duhet urgjentisht të zgjidhen, e ndër të tjera ai tha se të burgosurit përdorin telefona dhe zyrtarët e burgjeve marrin të holla për të u’a kryer atyre këto shërbime.

“Importi i objekteve pa leje është bërë me ndërmjetësimin e zyrtarëve. Shumë shpesh është duke u paguar edhe shpërblim dhe veprimi i fundit i MPB-së vetëm sa i konfirmoi gjetjet tona. Jozyrtarisht mund të them se për futjen e celularit zyrtarët kërkojnë nga të dënuarit nga 200 deri në 500 euro. Në vitin 2015 është vizituar edhe IEVP Tetovë. Situata në Tetovë me kushtet është në nivel të kënaqshëm, ka dhoma të mjaftueshme dhe kushte të përshtatshme. Por në Idrizovë janë nën nivelin e nevojshëm për funksionimin e një objekti të tillë. Ata duhet të transferohen në një objekt të përshtatshëm”, tha Zyberi.

Sa i përket risocializimit, Avokati i Popullit tha se nuk është në nivel dhe se ka mungesë të stafit në këtë fushë.

Advertisement

Për të paraburgosurit ai thotë se problemi më i madh është koha që kalojnë jashtë, pra vetëm 2 orë jashtë dhe 22 orë nëpër qeli.

Zyberi: Zyrtarët në burgje marrin nga të burgosurit 200 deri në 500 euro për ti pajisur me telefona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy