Zyrtari që u kap me drogë është Kire Spiroski, komandanti i stacionit policor në Prilep

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme sot rreth orës 14:00 ndaluan një kamion të ngarkuar me marijuanë, me vlerë prej mbi 800,000 euro. Droga ishte tranzit përmes Maqedonisë.

Në aksionin policor që zgjat akoma, është arrestuar komandanti i stacionit policor të Prilepit, Kire Spirkoski.

Sipas informacioneve nga MPB, numri i personave të arrestuar nuk mund të përmblidhet tani. Ndërsa thonë se policia ka gjetur armë tek të arrestuarit.

Ky grup i shpërndarësve të drogës dhe tranziti i drogës është siguruar nga komandanti i policisë në Prilep dhe nuk kanë asnjë lidhje me trafikantët e kokainës nga Grçeci, të cilët u arrestuan javën e kaluar.

Advertisement

Ky aksion është kryer nga MPB në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Drogës (DEA).

MPB do të jep më shumë informacione rreth këtij rasti, ditën e nesërme./Telegrafi/

Zyrtari që u kap me drogë është Kire Spiroski, komandanti i stacionit policor në Prilep shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy