minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Zyrtarisht janë zgjedhur 44 kryetarë komunash, rinumërim do të ketë në Shuto Orizarë për zgjedhjen e këshilltarëve - Struga.info


Zyrtarisht janë zgjedhur 44 kryetarë komunash, rinumërim do të ketë në Shuto Orizarë për zgjedhjen e këshilltarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në 44 komuna, zgjedhja e kryetarëve të komunave është përfunduar zyrtarisht, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Deri tani pritej shpallja e rezultateve të tyre përfundimtare, për shkak se në 11 komuna ishin parashtruar ankesa që u refuzuan. Me këtë, kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, bëri të ditur se më 2 nëntor, pra këtë javë, do të mbahet raundi i dytë i votimit në 33 komuna.

“Njëmbëdhjetë komuna bashkohen me 33 komunat për të cilat të enjten shpallëm rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve, ku zgjedhjet u përfunduan në raundin e parë. Me këtë shpallje të 11 komunave për zgjedhjen e kryetarit në raundin e parë dhe 33 të tjera nga e enjtja e kaluar, ku nuk kishte ankesa, gjithsej përfunduan 44 komuna ku u zgjodh kryetari në raundin e parë zgjedhor”, deklaroi Boris Kondarko, kryetar i KShZ-së.

Sa i përket këshillave komunalë, gjithashtu u parashtruan ankesa, por u pranua vetëm për tre vendvotime në Shuto Orizar.
“Vetëm një komunë mbeti me 3 vendvotime që u shfuqizuan nga Gjykata Administrative. Kjo është komuna Shuto Orizar, vendvotimet 2961, 2962 dhe 2966. Në këto tre vendvotime, pas simulimit, është konfirmuar se teorikisht numri i votuesve të regjistruar mund të ketë ndikim në shpërndarjen e mandateve në Këshill”, tha Kondarko.

Megjithatë, me votimin e së dielës nuk përfundon procesi zgjedhor i zgjedhjeve lokale, sepse mbeten 4 komuna ku do të duhet të mbahen zgjedhje të reja, pasi nuk arritën kuorumin e votuesve të dalë. Këto janë komunat Gostivar, Vrapçishtë, Çentar Zhupa dhe Mavrovë-Rostushë, ku votimi do të zhvillohet 60 ditë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy