Ҫfarë të ndodh nëse nuk i lan dhëmbët para se të flesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ҫfarë të ndodh nëse nuk i lan dhëmbët para se të flesh

Të shumta janë këshillat që vijnë nga stomatologët për trajtimin e dhëmbëve.

 

Ka disa që mendojnë se dhëmbët duhen larë para se të flesh dhe të tjerë që mendojnë se dhëmbët duhen larë dy herë në ditë.

 

Advertisement

Disa nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët, të tjerë i lajnë vetëm në mbrëmje (me idenë se gjatë natë natës nuk kanë ngrenë asgjë dhe nuk kanë pse i lajnë në mëngjes) dhe të tjerë akoma që i lajnë vetëm në mëngjes.

Nëse je në grupin e atyre njerëzve që e kanë pjesë të rutinës së tyre t’i lajnë dhëmbët dy herë në ditë, ka diçka që duhet ta dish.

Të mos i lash dhëmbët në darkë është një gabim i madh.

 

Advertisement

Eshtë e vërtetë se pas ushqimit të gjitha bakteret “strehohen” në dhëmbë. Nëse nuk i largon menjëherë pas ushqimit, ato do të shumohen dhe do të jenë rrezik për prishjen e dhëmbëve.

 

Për më tepër, të gjitha përbërjet acide të ushqimeve që nuk largohen nga dhëmbët janë po ashtu një rrezik i shtuar, që mund të ndikojnë në rrënjët e dhëmbëve dhe kavitetin e tyre. Të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët është një gabim i madh dhe sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë dëme mund të të sjellë kjo neglizhencë.

 

Advertisement

“The American Dental Association” rekomandon që larja e dhëmbëve të bëhet të paktën dy herë në ditë dhe njëra prej këtyre dy herëve duhet të jetë patjetër para se të flesh. Duke i larguar me furçë të gjitha bakteret nuk do t’u lësh atyre hapësirë të akomodohen në gojë dhe të jenë rrezik për të dëmtuar dhëmbët.

 

Dentistët rekomandojnë gjithashtu larjen e dhëmbëve pasi të zgjohesh në mëngjes dhe para se të flesh. Por edhe në rastet kur nuk ke mundësi për ta bërë këtë, asnjëherë mos e lër mënjanë fillin dentar, i cili ndihmon për të pastruar çdo mbetje ushqimi në gojë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy