106-vjeçarja nga Filipinet bëhet modelja më e vjetër që është shfaqur në kopertinën e “Vogue”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
106-vjeçarja nga Filipinet bëhet modelja më e vjetër që është shfaqur në kopertinën e “Vogue”

“Vogue Philippines” ka zbuluar yllin e kopertinës për muajin Prill, Apo Whang-Od, një lëvizje që e bën 106-vjeçaren nga Filipinet personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në kopertinën e “Vogue”.

 

Whang-Od , e njohur gjithashtu si Maria Oggay, ka përsosur artin e tatuazheve që kur ishte adoleshente, duke mësuar nën udhëzimet e babait të saj.

 

Advertisement

Me banim në fshatin malor të Buscalan, rreth 15 orë në veri të Manilës, në provincën Kalinga, ajo konsiderohet mambabatok-ja më e vjetër e vendit, ose tatuazhistja tradicionale Kalinga.

 

Whang-Od krijon tatuazhe duke përdorur vetëm një shkop bambuje, një gjemb nga një pemë pomelo, ujë dhe qymyr.

 

Advertisement

106-vjeçarja nga Filipinet bëhet modelja më e vjetër

 

Turistët janë kthyer në klientët e saj.

 

Advertisement

“E shpallur si mambabatok i fundit i gjeneratës së saj, ajo ka ngulitur simbolet e fisit Kalinga, që nënkuptojnë forcën, guximin dhe bukurinë,  në lëkurën e mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazhin në Buscalan”, tha Vogue Filipine në një postim në rrjetet sociale .

 

Arti mund t’u transmetohet vetëm të afërmve të gjakut dhe Whang Od ka disa vite që stërvit mbesat e saj Elyang Wigan dhe Grace Palicas.

 

Advertisement

“Unë jam e vetmja që kam mbetur gjallë që ende bëj tatuazhe. Por nuk kam frikë se tradita do të marrë fund sepse (po stërvit) mjeshtrat e ardhshëm të tatuazheve, tha Whang Od.

 

“Tradita do të vazhdojë për aq kohë sa njerëzit vazhdojnë të vijnë për të bërë tatuazhe”, shtoi ajo.

 

Advertisement

“Për sa kohë që mund të shoh mirë, do të vazhdoj të bëj tatuazhe. Do të ndaloj sapo shikimi im të turbullohet.”

 

Kryeredaktorja e “Vogue” në Filipine, Bea Valdes tha se stafi i botimit vendosi njëzëri që Whang-Od të ishte në faqen e parë të revistës. “Ne ndjemë se ajo përfaqësonte idealet tona për atë që është e bukur në kulturën tonë filipinase.

 

Advertisement

“Ne besojmë se koncepti i bukurisë duhet të evoluojë dhe të përfshijë fytyra dhe forma të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse. Ajo për të cilën shpresojmë të flasim është bukuria e njerëzimit,” shtoi Valdes.

 

Para paraqitjes së Whang-Od në Vogue të Filipineve, rekordi për modelin më të vjetër të kopertinës së Vogue mbahej nga aktorja Judi Dench, e cila u shfaq në ballinën e British Vogue në vitin 2020, në moshën 85-vjeçare

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy