12 fakte interesante rreth industrisë kozmetike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
12 fakte interesante rreth industrisë kozmetike

Të gjithëve na pëlqen të dukemi mirë, dhe kjo është arsyeja pse si në kohë të vështira po ashtu edhe të mira, industria kozmetike apo ajo e bukurisë ka qenë gjithmonë në një biznes fitimprurës. Për më tepër, dëshira jonë për t’u dukur mirë, nënkupton që shpesh ne mbyllim një sy ndaj asaj që vendosim mbi trupin tonë, mënyrës se si prodhohen produktet që përdorim apo nëse ato janë kaq të sigurta. Ja 12 faktet që duhet t’i dini:

 

1. Kjo industri i ka rrënjët në Egjiptin e Lashtë

 

Advertisement

Pamja e jashtme dhe pastërtia ishin shumë të rëndësishme për egjiptianët e lashtë. Zbukurimi i përditshëm me produkte të ndryshme shërbente për ritet ceremoniale, simbolike etj. Burrat dhe gratë nga të gjitha klasat shoqërore përdornin kozmetikën dhe grim si lapsin për sytë, rimelin, kremin e diellit, pastë dhëmbësh, buzëkuq dhe pomada të ndryshme. Në atë kohë kishte njerëz të specializuar për prodhimin e manikyrëve dhe të parukeve.

 

2. Një grua vendos çdo ditë qindra kimikate mbi trupin e saj

 

Advertisement

Gratë përdorin çdo ditë rreth 12 produkte, të cilat përmbajnë rreth 515 kimikate. Meshkujt i përdorin shumë më pak, por gjithsesi e spërkasin veten me rreth 85 ose më shumë kimikate në ditë. Ndërkohë, adoleshentët ka të ngjarë të ekspozohen edhe më shumë ndaj tyre pasi përdorin rreth 17 produkte çdo ditë. 1 në 100 njëqind produkte të kujdesit personal në treg, përmban kancerogjenë të njohur ose të mundshëm.

 

Adoleshentët mund të jenë veçanërisht në rrezik për shkak të pranisë së substancave që ndryshojnë hormonet. Gjatë një studimi që testoi gjakun dhe urinën e 20 adoleshentëve, u zbulua se ata kishin thithur 16 kimikate që ndryshojnë hormonet, përfshirë parabenin dhe ftalatet.

 

Advertisement

3. Kjo industri vlen edhe më shumë nga sa mund ta mendoni

 

Kjo industri vlen aktualisht rreth 500 miliardë dollarë. Deri në mesin e dekade, vlera e saj do t’i kalojë 700 miliardë dollarët. Në këtë rritje kontribuon kryesisht rritja e fuqisë blerëse në vendet në zhvillim. Por kjo industri po përjeton disa ndryshime të mëdha. Zgjerimi i tregtisë online po ndryshon shumë nga zakonet tona të blerjeve.

 

Advertisement

Po ashtu, ka një ndryshim të madh të mënyrës se si brezat e rinj po i shpenzojnë paratë e tyre. Rezultati është një fokus më i madh te produktet miqësore me mjedisin dhe natyrale, në krahasim me homologët e tyre të prodhuar në masë. Edhe kozmetika e meshkujve është gjithashtu në rritje, por përbën ende vetëm 1 për qind të industrisë.

 

4. Shumë pretendime mbi produktet kundër plakjes janë të dyshimta

 

Advertisement

Sipas dermatologëve, kremi kundër diellit është produkti më i mirë për ta mbajtur lëkurën tuaj të re. Kjo sepse dëmtimi nga dielli mund të acarojë ose përshpejtojë shenjat e plakjes. Retinoli dhe retinoidet, të cilat funksionojnë në thelb si një lëvozhgë e lëkurës, mund të jenë efektive kur bëhet fjalë për lëkurën tashmë të dëmtuar. Por shpeshherë pretendimet janë të ekzagjeruar ose mashtruese ndaj duhet të jeni të kujdesshëm.

 

5. Luspat e peshkut janë një përbërës kyç në disa marka buzëkuqi

 

Advertisement

Nëse jeni vegjetarian ose vegan mund të mos ju pëlqejë ideja e të pasurit një peshk të grimcuar rreth gojës. Por mos prisni që termin “luspa peshku” ta shihni të listuar kudo. Përbërësi që duhet të kërkoni është “guanina”, një substancë e krijuar nga shtresat e luspave të peshkut njëra mbi tjetrën.

 

6. Shumë produkte bukurie përmbajnë kimikate toksike

 

Advertisement

Një studim i vitit 2018 i kryer nga Agjencia Daneze për Mbrojtjen e Mjedisit zbuloi nivele të larta të kimikateve potencialisht të rrezikshme te gati 1/3 e produkteve të testuara. Në vitin 2019, një kimist industrial që hulumtonte manikyrin e thonjve me xhel, gjeti përbërës të rrezikshëm si formaldehidi, benzili, tolueni dhe metakrilati metil. Ndërsa BE-ja ka ndaluar mbi 1300 kimikate të përdorura në produktet kozmetike, SHBA ka ndaluar vetëm 11.

 

7. Testimi i produkteve te kafshët është ende shumë i përhapur

 

Advertisement

Në disa pjesë të botës, qeveritë i kanë ndaluar kompanitë që të testojnë produktet e tyre mbi kafshët. Por nuk ka siguri se kjo gjë nuk ndodh. Për shembull, studimet e kryera në BE zbuluan se qindra produkte kozmetike, duke përfshirë hidratues, buzëkuq dhe kremra ??kundër diellit, përmbanin përbërës të testuar te kafshët, pavarësisht një ndalimi të vendosur që në vitin 2009.

 

8. Termi “organik” nuk nënkupton gjithmonë atë që mendoni ju

 

Advertisement

Statistikat tregojnë se kërkesa e konsumatorëve për përbërës të qëndrueshëm dhe natyralë në produktet kozmetike është në rritje. Por shumë produkte kozmetike mund të mos jenë aq “natyrale” sa mendoni. Në vitin 2017, një hetim i Shoqatës së Tokës zbuloi se shumë marka mashtroni me paketimin e produkteve të tyre. Shumë nga të ashtuquajturat produkte “organike” që testuan përmbanin vetëm një përbërës organik. Dhe në disa raste, ai përbënte vetëm 1 për qind të përbërësve të përdorur.

 

9.“Turizmi i kirurgjisë plastike” shkakton çdo vit shumë shtrime në spital dhe vdekje

 

Advertisement

Popullariteti i kirurgjisë estetike mund të jetë në rritje, por nuk është i lirë. Për shembull, në SHBA, liposuksioni, heqja e dhjamërave nga trupi kushton rreth 5.000 dollarë. Prandaj shumë njerëz u drejtohen opsioneve më të lira të kirurgjisë jashtë vendit.

 

Kjo ka çuar në rritjen e “turizmit të kirurgjisë plastike” në vende si Republika Domenikane dhe Turqia. Për disa kjo ka qenë pozitive, por për të tjerët, rezultatet janë shpesh një makth. Me kalimin e viteve, pacientët kanë mbetur me plagë të hapura, infeksione dhe fytyra të shpërfytyruara. Në disa raste, operacionet e dështuara kanë sjellë vdekjen e pacientit.

 

Advertisement

10. Marketingu i shekullit XX e ndryshoi mënyrën se si burrat i shohin qimet në trupin e grave

 

Reklama e parë që këshillonte heqjen e qimeve te gratë u shfaq në vitin 1915. Ajo fliste për “heqjen e nevojshme… të qimeve të pakëndshme”. Më pas u pasua nga një mori reklamash të ngjashme, shumë prej të cilave me siguri do të konsideroheshin mizogjene sipas standardeve të sotme. Një e tillë ishte një reklamë e vitit 1922 që deklaronte se “nëse nuk do të turpërohet një grua fantastike duhet të ketë sqetulla të pastra”.

 

Advertisement

11. Disa produkte nuk janë të sigurta gjatë shtatzënisë

 

Shumë gra në pritje për t’u bërë nëna nuk e kuptojnë se shumë produkte të përditshme të bukurisë paraqesin një rrezik potencial, si për veten ashtu edhe për fëmijën e tyre të palindur. Për shembull, shumë deodorantë përmbajnë klorur alumini, një përbërës i lidhur me dëmtimin e kockave, aneminë dhe letargjinë. Po ashtu, derivatet e vitaminës A që gjenden në produkte të ndryshme kozmetike, shkaktojnë probleme në rritjen fizike.

 

Advertisement

12. Kjo industri kontribuon ndjeshëm në ndotjen e mjedisit

 

Çdo vit prodhohen rreth 120 miliardë njësi ambalazhesh kozmetike, shumica e të cilave përfundojnë në koshat e plehrave. Një çështje po aq problematike janë vetë produktet. Shumë prej tyre përmbajnë përbërës që janë toksikë për mjedisin. Për shembull, oksibenzoni, një produkt standard në kremrat e diellit, është një fajtor i madh në shkatërrimin e shkëmbinjve koralorë.

 

Advertisement

Po kështu, mikrorruazat plastike përfundojnë në ujë, ku hahen nga peshqit dhe në fund përfundojnë tek trupat e njerëzve. Pastaj është çështja e burime të paqëndrueshme të përbërësve. Për shembull, kërkesa e lartë për vaj palme ka çuar në shkatërrimin e qindra mijëra hektarëve pyje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy