5 shenja që tregojnë se ai nuk e merr marrëdhënien tuaj edhe aq seriozisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
5 shenja që tregojnë se ai nuk e merr marrëdhënien tuaj edhe aq seriozisht

Mund t’ju ketë ndodhur të jeni në një marrëdhënie në të cilën mendoni se partneri nuk e ka edhe aq seriozisht sa ju. Ndoshta përpjekjet e tij ju duken të pamjaftueshme ose ndoshta vini re “sinjale” të cilat ju tregojnë se ai nuk do t’i vendosë një emër lidhjes suaj. Patjetër që situata si këto ju ngjallin ndjesi pasigurie dhe shkaktojnë ulje në vetëvlerësim. Ne dëshirojmë të ndajmë me ju disa nga shenjat që tregojnë se ai do të lundrojë vetëm në “zonën e rehatisë”.

 

Nuk e keni takuar ende familjen e tij

 

Advertisement

Të gjithë e dimë se takimet e familjarët e partnerit/es janë gjithnjë të sikletshme. Megjithatë ndonjëherë ata janë tregues të qartë të seriozitetit të një marrëdhënieje, sidomos nëse keni kohë me njëri-tjetrin. Sipas psikologëve të çifteve, e mira është që prezantimi me familjen e partnerit të ndodhë pas vitit të parë të njohjes. Nëse keni mbi një vit me të dhe shihni se ai nuk ka dëshirë t’ju ftojë në një drekë ose darkë me të afërmit, kjo nuk është një shenjë e mirë.

 

Nuk i pëlqen të etiketohet si “i dashuri”

 

Advertisement

Nëse shihini se acarohet ose vihet në siklet kur përdorni etiketimin “i dashuri im”, ka një problem. Kjo do të thotë se ka një ndryshim të madh në perspektivën sesi të dy ju e shihni këtë marrëdhënie. Nëse jeni ende në fillimet e lidhjes , ky është momenti i duhur të sqaroni statusin aktual. Në rast se keni disa kohë së bashku, na vjen keq të themi se kjo marrëdhënie mund të mos jetë afatgjatë.

Nuk i pëlqen të flasë për planet e së ardhmes

 

Në rast se po bëni disa vite së bashku dhe ai është ende i paqartë rreth ecurisë së marrëdhënies ky nuk është një sinjal pozitiv. “Martesa është një thjesht një kontratë. Përse dëshiron t’i komplikojmë gjërat. Jemi mirë kështu.” Kur këto fraza përsëriten në mënyrë të vazhdueshme, janë tregues që nuk po ecni me një njëjtin hap.

Advertisement

 

Flet me vajza tjera

 

Jeni në fillim të marrëdhënies dhe është bërë e qartë që jeni së bashku, kur papritur merrni vesh se ai flet me të tjera dhe vazhdon flirtet dhe takimet romantike. Kjo është një shenjë e qartë se ai nuk ju respekton dhe nuk mendon se lidhja është serioze. Ju këshillojmë të vazhdoni përpara, pasi mund të lëndoheni.

Advertisement

 

Është i pasjellshëm, egoist dhe ju lëndon

 

Sa më shpejt t’i kuptoni këto shenja aq më mirë. Kur dikush ju do, ju trajton me respektin dhe dashurinë që meritoni. Kur filloni të shihni sjellje egoiste, bullizuese dhe narciste, ky është një tregues se ka ardhur momenti për t’u larguar prej tij. Ai nuk është personi i duhur për ju.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy