6 gënjeshtra që duhet t’i mësoni njëherë e mirë rreth jetës s*ksuale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
6 gënjeshtra që duhet t’i mësoni njëherë e mirë rreth jetës s*ksuale

Të gjithë thonë gënjeshtra rreth seksit. Edhe pse shkenca ka zbuluar fakte surprizuese dekadat e fundit, për këtë fushë janë ende disa gjëra që kanë pikëpyetje në fund.

Kjo vjen si pasojë kulturës, opinionit dhe moralit në një shoqëri. Psikologia Karen Gurney ka listuar për Daily Mail 6 gënjeshtra që mund të çojnë edhe në shkatërrimin e jetës seksuale.

Meshkujt kanë libido më të theksuar se femrat.

Është besuar gjatë se meshkujt duan më shumë seks se femrat. Por kjo nuk vërtetohet nga çdo studim, pasi varet nga mënyra si matet dëshira për marrëdhënie. Sipas psikologes, kërkimet e fundit tregojnë ngjashmëri mes libidove të femrave dhe meshkujve.

Advertisement

Femrat janë më të ndershme se meshkujt

Dëshira e një femre për të njëjtin partner ka më shumë mundësi të ulet me kalimin e kohës. Ndryshe është për meshkujt, të cilët ka shumë mundësi që të kenë të njëjtat dëshira për të njëjtën partnere me ndryshimin e kohës.

Meshkujt e shijojnë më shumë seksin se sa femrat

Njerëzit besojnë se kapaciteti i femrave për të marrë kënaqësi nga marrëdhëniet seksuale janë më të ulëta se të meshkujve. E vërteta është se kjo ide është gënjeshtër. Sipas studimeve, si meshkujt dhe femrat mund të kalojnë të njëjtën kënaqësi..

Advertisement

Meshkujt kërkojnë seks më shumë se femrat

Historikisht është krijuar ideja që meshkujt duhet të jenë ata që të nisin seksin. Por as kjo nuk është e vërtetë. Sipas Gurney ka një ndryshim në këtë trend, me meshkujt dhe femra që kërkojnë të nisin marrëdhënie seksuale njesoj, pavarësisht gjinisë.

Meshkujt kanë më shumë presion gjatë marrëdhënies seksuale

Historia tregon se ndonjëherë seksi është edhe presion për mashkullin. Por ky fakt nuk është tërësisht i vërtetë sepse edhe femrat ndiejnë një lloj presioni. Fakti që edhe ato duan të jenë partnere të mira seksuale i bën që herë pas here të gënjejnë për orgazmën që kalojnë. Më shumë se gjysma e femrave raportojnë se kanë vepruar në këtë mënyrë për të mbrojtur ndjenjat e partnerit.

Advertisement

Sa herë kryen marrëdhënie seksuale një çift

Sipas informacioneve, në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dekadave të fundit frekuenca që një çift kryen marrëdhënie ka rënë. Mesatarisht atje një person kryen marrëdhënie 1 herë në javë ose 3-4 herë në muaj (për femrat në moshën 35-44 vjeç vetëm 2 herë).

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy