7 gjërat që duhet të bëni përpara se të pini kafenë e mëngjesit për një ditë plot energji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
7 gjërat që duhet të bëni përpara se të pini kafenë e mëngjesit për një ditë plot energji

Përpara se të konsumoni një filxhan kafe për të nisur ditën, është mirë të praktikoni disa zakone të tjera që ju ndihmojnë të merrni më shumë energji.

 

Mos harroni se rutina juaj e mëngjesit ka një ndikim të madh në atë se si do të jetë pjesa tjetër e ditës suaj. Në këtë artikull do t’ju tregojmë se çfarë duhet të bëni përpara se të pini kafen e parë të ditës. Disa shërbejnë për të stimuluar trurin në mënyrë natyrale, të tjera janë të shëndetshme për trupin.

 

Advertisement

1. Ushtrime fizike

 

Në fakt këtë rutinë e ndiqte rregullisht në 365 ditë të vitit edhe princesha e Uellsit, Kate Middelon. Disa ushtrime fizike në mëngjes do ju ndihmojnë të keni një shëndet të mirë fizik dhe mendor duke nisur kështu me produktivitet dhe rutinën ditore.

 

Advertisement

2. Meditoni

 

Meditimi është një praktikë që i jep përfitime të shumta trupit dhe mendjes tuaj. Meditimi nxit oksigjenimin qelizor, rrit nivelet e energjisë dhe rrit përqëndrimin.

 

Advertisement

3. Jep një përqafim

 

Shpesh përditshmëria është gjithpërfshirëse dhe e ngarkuar, ç’ka bën të harrohen disa veprime të rëndësishme si përqafimi. Pra përpara se rutina t’ju përfshijë merrni disa sekonda kohë të përqafoni njerëzit tuaj të dashur.

 

Advertisement

4. Pini shumë ujë

 

Uji është një nga pijet më të mira për të nisur ditën. Sigurisht që për shëndetin është më mirë uji sesa të zgjidhni një filxhan kafe. Uji jo vetëm që ndihmon në eliminimin e toksinave, por është i rëndësishëm për sistemin tretës dhe qarkullimin optimal të gjakut.

 

Advertisement

5. Bëni dush

 

Një nga zakonet më të mira të mëngjesit për ta nisur ditën me shumë energji është të bëni dush, mundësisht me ujë të ftohtë. Dushi i ftohtë ka përfitime për shëndetin e imunitetit, qarkullimin, metabolizmin dhe shëndetin e muskujve. Gjithashtu ndikon në përmirësimin e humorit, përqendrimin dhe rritjen e produktivitetit.

 

Advertisement

6. Hani mëngjes

 

Ngrënia e një mëngjesi të ekuilibruar dhe të shëndetshëm ka ndikim jo vetëm në nivelet e energjisë, por edhe në shëndetin e përgjithshëm. Vakti i mëngjesit kontribuon në ruajtjen e një indeksi të shëndetshëm të masës trupore, duke përmirësuar performancën njohëse dhe nivelet e mirëqenies. Mund të përfshijë ushqime si produktet e qumështit, drithërat, vezët dhe frutat e freskëta.

 

Advertisement

7. Lani dhëmbët

 

Kafeja përmban acide që mund të dobësojnë smaltin e dhëmbëve me kalimin e kohës , kështu që rekomandohet të shmanget konsumimi i tepërt. Nga ana tjetër, larja e dhëmbëve pasi të keni pirë kafe nuk rekomandohet . Duke pasur parasysh natyrën e saj acidike, kontakti i menjëhershëm me pastën e dhëmbëve mund të jetë i dëmshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy