80-vjeçarja nga Prizreni thyen rekordin, gatuan flinë gjigante 2 metra të gjatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
80-vjeçarja nga Prizreni thyen rekordin, gatuan flinë gjigante 2 metra të gjatë

Flija është një ndër recetat më të dashura dhe më identifikuese të kuzhinës tradicionale kosovare, por edhe të veriut të Shqipërisë. Është një gatesë që kërkon pak përbërës, por shumë mund pasi çdo shtresë duhet të piqet me saç të nxehtë. Sipas ekspertëve të kulinarisë flija ka origjinë pagane, ajo simbolizon vështirësitë e jetës, por edhe bukurinë e saj. E nëse duke lexuar këto rreshta u është hapur oreksi, prisni të shihni videon e mëposhtme.

 

Dy gra nga fshati Gjonaj, Has, të komunës së Prizrenit, kanë vendosur të surprizojnë shqiptarët anë e mbanë duke përgatitur një fli gjigante. Dy duarartat shqiptare, Lokja Shahe, 80 vjeç dhe zonja Rabie Hodaj, kanë thyer kësisoj rekordin për gatimin e flisë më të madhe ndonjëherë në trevat shqiptare, për përgatitjen e së cilës u deshën më shumë se 50 kg miell, 7-8 kilogramë gjalpë, si dhe dhjetra kokrra vezë. Ndërsa për pjekjen e saj u përdorën 3 metër kub dru, transmeton Prizreni Tv.

 

Advertisement

Me përmase 2 metra e gjate, për gatimin e kësaj flije u prodhua enkas një saç për pjekje. Pas gatimit, ajo është transportuar me një mjet të veçantë në shtëpinë e Kulturës së qytetit të Prizrenit, ku edhe është konsumuar./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy