“A do më martohet djali”, qytetarja i qan hallin Meri Gjinit në “7pa5”, ajo zbulon muajin kur “hapet fati”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“A do më martohet djali”, qytetarja i qan hallin Meri Gjinit në “7pa5”, ajo zbulon muajin kur “hapet fati”

Çdo të enjte, në emisionin “7pa5” astrologia Meri Gjini  u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve.

Një zonjë e cila ka lindur në 29 gusht 1977, thotë se e ka jetën kaos dhe pyet nëse do të dalë nga kjo situatë? Zonja gjithashtu pyet nëse janë të duhurat zgjedhjet e saj profesionale dhe personale?

Meri Gjini: Zonja është e lodhur në përpjekjet për të gjetur gjuhën me veten e vet. Ka tre vjet dhe do vazhdojë edhe një vit tjetër derisa të vendosë pikat mbi i. Në gjashtëmujorin e parë të 2024, me vendosjet e reja të planeteve do të ketë përmirësim të të ardhurave dhe lekëve të saj.  Përgjigjet që kërkon do ti ketë të qarta nga korriku deri në mesin e tetorit të vitit që vjen.  Nga tetori dhe në vazhdimësi do të vendosë në axhendën e saj gjëra që do ta bëjnë të ndihet mirë. Nga janari deri në qershor do të ketë përmirësim të të ardhurave, gjë që do të lehtësojë lodhjen e kësaj periudhe 3-vjeçare. Në gjashtë-mujorin e dytë, korrik-tetor do të gjejë përgjigjet, nëse është në vendin e duhur sa i përket punës, A është në rrethanat e duhura. Tetor deri në pjesën e parë të 2025 do të bëjë vendosje të reja në vendin e punës dhe mënyrën se si e trajton punën. Durimi është përgjigjia.

Advertisement

Një zonjë tjetër pyet nëse do t’i martohet djali.

Meri Gjini: 2023 ka qenë periudhë e vështirë dhe do të vazhdojë deri në 2 shkurt. Planeti i fatit të i djalit do të kthehet në favor të tij nga marsi deri në mesin e qershorit të vitit që vjen. Ka nevojë për logjikë që të kapërcejë vështirësitë sepse për momentin është shumë i lodhur e i ngarkuar dhe shkalla e vështirësisë është shumë e madhe. Nëse vendosin logjikë dhe nëse i japin kohë njëri-tjetrit dhe nëse janë bashkë në shkurt-mars do t´i kenë të gjitha mundësitë për t´i zgjidhur problematikat. Do shumë durim dhe tolerancë./vizionplus.tv 

 

 

Advertisement
View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy