A e dini sa vite mbush sot personi më i vjetër në botë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A e dini sa vite mbush sot personi më i vjetër në botë?

Njeriu më i vjetër në botë, japonezja Kane Tanaka, mbushi sot 118 vite jetë. E lindur më 2 janar 1903, Tanaka u njoh në Mars 2019 nga Libri i Rekordeve Guinness si gruaja më e vjetër në planet në moshën 116 vjeç, dhe shtatorin e kaluar ajo vendosi rekordin japonez të të gjitha kohërave me 117 vjet dhe 261 ditë .

Tanaka, një banore e një shtëpie pleqsh në Fukuoka, në Japoninë perëndimore-qendrore, festoi ditëlindjen e saj duke falënderuar stafin dhe të gjithë njerëzit me të cilët ndan aktivitetet e përditshme.

Sipas raporteve nga qendra e trajtimit, Tanaka bën gjimnastikë të përditshme dhe është në gjendje të kryejë llogaritje. Tanaka zakonisht ka një oreks të mirë, shpesh është ei dhënë pas çokollatës dhe herë pas here kënaqet me një koks. 

Kur u pyet se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë, Kanaka nuk hezitoi: “Hani ushqim të shijshëm dhe mos ndaloni kurrë së studiuari”. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy