A ka Javë Mode vetëm në katër qytetet e mëdha? Pse markat e mëdha lënë në hije kompanitë e vogla të modës?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A ka Javë Mode vetëm në katër qytetet e mëdha? Pse markat e mëdha lënë në hije kompanitë e vogla të modës?

Në botën e modës, javët e modës përfaqësojnë një moment në të cilin gjithçka ndalon: nuk mund ta shohësh dhe të flasësh për asgjë tjetër veç sfilatave të modës. E njëjta gjë vlen edhe për qytetet: Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris, në ato ditë kur është Java e Modës nuk ka asnjë vend tjetër që të përflitet.

 

Megjithatë, ne shpesh nuk e kuptojmë se si moda nuk ndalet kurrë së rrotulluari rreth nesh: udhëtimi i saj nuk është i kufizuar në “Big Four” që ne të gjithë e njohim, por në fakt është shumë më i gjerë dhe më i larmishëm. Pra këto katër qytete nuk janë të vetmit ku promovohet moda dhe ku ka pasarela me modele.

 

Advertisement

Kopenhaga, Madridi, madje edhe Kajro dhe Riadi po ashtu kanë javë mode. ndërsa direkt nga Shangai së fundmi ishte edhe një sfilatë që nga Markgong që po qarkullon në internet. Të ndjekësh javët e  modës në mbarë botën do të ishte e pamundur, por në të njëjtën kohë është gjithashtu e gabuar të konsiderosh vetëm ato më të njohurat. !

 

Është e qartë se markat e mëdha që marrin pjesë në javët kryesore të modës gjithmonë do të lënë në hije gjithçka tjetër, duke hequr interesin për kompanitë më të vogla. Por, çka nëse këto realitete do të ishin pikërisht ajo që moda duhet të dalë nga zona e saj e rehatisë dhe të ndryshojë?/Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy