A mund të parandalojmë rënien e flokëve duke i larë më rrallë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A mund të parandalojmë rënien e flokëve duke i larë më rrallë?

Në pranverë, flokët pësojnë një moment ndryshimi të madh: fillimi i sezonit të ri, në fakt, shpesh përkon me një ndryshim fiziologjik që shpesh përfshin rënien e tyre. Ndonjëherë mund të trembë, por në realitet ky proces fiziologjik duhet të përballet me qetësi nëse (natyrisht) nuk është simptomë e patologjive të tjera. Ekspertja Silvia Cecchinato, teknike trikologe, na zbuloi të gjitha arsyet pse pranvera sjell një periudhë jo fort të mirë për flokët dhe mbi të gjitha si ta përballojmë atë.

 

Rënia e flokëve në pranverë, e gjithë e vërteta

 

Advertisement

“Në pranverë përjetojmë rënie më të madhe të flokëve, saqë mund të flasim për një fazë sezonale. Megjithatë, në përgjithësi është një rënie zëvendësuese dhe si e tillë e përkohshme”, – shpjegon ekspertja.

 

Kur është “normale” rënia e flokëve në pranverë

 

Advertisement

Megjithatë, ndonjëherë, rënia e flokëve mund të jetë shenjë e një sëmundjeje jo-sezonale. “Rënia e 50-100 qimeve në ditë është normale. Natyrisht është individuale, por ky është një diapazon fiziologjik. Prandaj, nuk keni pse të shqetësoheni nëse në momentin e larjes vëreni qime në duar ose se ato mbeten në furçë/krehër për aq kohë sa është pak a shumë kjo sasi. Ka periudha, si ndryshimet e stinës, që çojnë në rënie më të madhe të flokëve, por nuk është për t’u shqetësuar: ndodh sepse flokët kanë arritur në fund të ciklit jetësor dhe lënë hapësirë ​​në folikul për një qime të re. E gjithë kjo zgjat 3-4 muaj”.

 

Kur rënia e flokëve është patologjike

 

Advertisement

Nga ana tjetër, është një rënie patologjike ose për t’u marrë më deriozisht “kur numri i fijeve të rëna e kalon shumë numrin fiziologjik 50-100 në ditë dhe/ose kur rënia zgjat më shumë se 5-8 muaj. Aq më tepër nëse vëreni humbje të volumit të flokëve”.

 

Kurimi i rënies së flokëve: a ndihmon vërtet prerja e flokëve në forcimin e tyre?

 

Advertisement

“Jo, flokët nuk janë bimë që forcohen me krasitje. Kjo është për shkak se pjesa mbirjes e flokëve është thellë në folikulën e cila nga ana tjetër ndodhet në dermë, shtresa e dytë e lëkurës. Gërshërët nuk mund të mbërrijnë këtu”, vijon ekspertja.

 

Sa e rëndësishme është larja e duhur?

 

Advertisement

Nëse i laj flokët më rrallë, a do të më bien më pak? “Absolutisht jo, përkundrazi. Pastrimi i lëkurës së kokës është hapi i parë në kujdesin e flokëve. Një skalp i pastruar në mënyrë jo të duhur ka përhapje bakteriale, ndryshimin e qarkullimit të qelizave, aksesin e sebumit sipërfaqësor dhe pengimin e gjëndrave të flokëve. E gjithë kjo mund të çojë në dobësim dhe rënie të flokëve”. Ekspertja vazhdon: “Pastrimi i duhur i bazuar në llojin e kokës tuaj siguron oksigjenimin e shtresave të para të epidermës, ekuilibrin e mikrobiotës së lëkurës dhe qarkullimin e qelizave, duke krijuar një mjedis të shëndetshëm për rritjen e flokëve”.

 

Suplementet ushqimore: a i ndihmojnë flokët?

 

Advertisement

“Suplementet janë aleatë të vlefshëm në rastin e mangësive ushqyese që vetëm ushqimi nuk mund t’i plotësojë. Më pas janë disa substanca të dobishme në trikologji sepse janë antioksidantë dhe antiinflamatorë të cilët gjenden në formën e suplementeve por që kanë funksionin ndihmës në mbajtjen e gjëndrave të flokëve të shëndetshme”./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy