Accor sjell në Shqipëri markën luksoze të hoteleve Mövenpick

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Accor sjell në Shqipëri markën luksoze të hoteleve Mövenpick

Accor, lideri botëror në fushën e turizmit, njoftoi se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e një hoteli të ri në Shqipëri, në bashkëpunim me partnerin dhe pronarin Lura sh.p.k. Hoteli i parë Mövenpick me 80 dhoma në Durrës do të jetë një oaz përrallor në bregdetin shqiptar. Hoteli, i pari i rrjetit Accor në Shqipëri do të hapë dyert për turistët e parë në verën e vitit 2021.

Pas hoteleve MGallery dhe ibis Styles, Accor sjell një tjetër markë në tregun shqiptar, duke u zgjeruar më tej në rajonin e Ballkanit. Mövenpick Hotel, Lalëz Durrës do të jetë i pari hotel luksoz Accor në Shqipëri dhe i dyti pas MGallery. Falë marrëveshjes së nënshkruar me Lura sh.p.k, ky hotel do të shndërrohet në një pikë referimi për tregun vendas e do të jetë një hap i madh për industrinë e turizmit në Shqipëri.

“I pari hotel Mövenpick do të jetë një risi që do të transformojë industrinë e turizmit në Shqipëri. Ai do t’i sigurojë Shqipërisë një vend dhe më të mirë në hartën e industrisë botërore të turizmit, duke bërë që më shumë turistë të kenë mundësinë të zbulojnë lavdinë e plotë të këtij vendi të bukur. Mövenpick është krijuar për t’iu ofruar turistëve akomodimin më të mirë të mundshëm për një përvojë më të mirë, të qetë e të pakrahasueshme. Ne besojmë se falë partneritetit me Lura sh.p.k, Accor do të garantojmë një cilësi të pakrahasueshme të turizmit në tregun shqiptar. Ne besojmë se cilësia premium, ndërthurur me përvojën e paharrueshme të klientëve në një vend përrallor do të fitojë zemrat e të gjithë klientëve”, u shpreh Dilek Sezer, drejtor i zhvillimit për “Accor, Evropa Juglindore”.

Advertisement

I pari hotel Mövenpick në Shqipëri, pasi të ribrendohet, do të jetë i vendosur në hotelin ekzistues Aqua Hotel, ndërtuar nga Lura sh.p.k në zonën turistike të Gjirit të Lalzit, në veri të Durrësit. Hoteli i ri do të ketë 80 dhoma të klasit të lartë, spacioze dhe të sofistikuara, një restorant e një bar mahnitës. Do të ketë gjithashtu SPA me dhoma masazhi, avulli dhe kripe. Të ftuarit do të kenë akses në palestrën dhe dy pishinat e hotelit (një brenda, një jashtë.)

Pronari dhe investitori i Mövenpick është Lura sh.p.k, një kompani shqiptare në fushën e ddërtimit që ka projektuar e zbatuar shumë projekte rezidenciale, komerciale dhe institucionale.

“Gjiri i Lalzit është një nga plazhet më të njohura në bregdetin e Adriatikut. Plazhi ka standarde shumë të larta dhe është një nga destinacionet më të preferuara, si për vendasit, edhe për turistët, me një pamje spektakolare të shkëmbinjve e detit të bukur Adriatik. Kjo është arsyeja pse zgjodhëm markën Mövenpick për këtë hotel në vendndodhjen ideale për çdo turist që viziton bregdetin shqiptar dhe është në kërkim të një strehëze ideale për t’u arratisur me pushime”, shprehet z. Dod Doçi, administrator i Lura sh.p.k.

Advertisement

Themeluar në Zvicër në vitin 1973, por me një përvojë në shërbimet e kateringut dhe koktejeve që në vitet 1940, Mövenpick ka një rrjer prej më shumë se 90 hotelesh në 25 vende të botës. Në Mövenpick Hotels & Resorts, klientët krijojnë kujtime të paharrueshme, duke bërë gjëra të zakonshme në një mënyrë të jashtëzakonshme. Mövenpick është i vetdijshëm se detajet e vogla bëjnë diferencën, ndaj iu siguron klientëve një përvojë të bukur, të qetë e të pakrahasueshme.

Nga ora e çokollatës në pasdite, te teknologjia e personalizuar e gjumit për një natë çlodhëse apo menutë zbavitëse e të shëndetshme të fëmijëve, krijuar enkas për ta, Mövenpick ofron një mjedis miqësor e të ngrohtë për turistët, partnerët e biznesit dhe punonjësit. Inagurimi i Movenpick Hotel Lalz, Durrës është planifikuar në korrik 2021.

***

RRETH ACCOR

Advertisement

Accor është një grup lider botëror në fushën e turizmit, me më shumë se 5,000 hotele e 10,000 bare e restorante në 110 vende të botës. Grupi ka një nga ekosistemet më larmishme e më të pasura të industrisë së turizmit, ku përfshihen markat luksoze e premium, ofertat e moderuara dhe ekonomike, konceptet unike të mënyrës së të jetuarit, mjediset argëtuese dhe të jetës së natës, baret dhe restorantet, rezidencat private luksoze, pronat e përbashkëta të akomodimit, hapësirat e biznesit, etj. Accor ka gjithashtu një portofol të pakrahasueshëm të markave unike dhe një staf me rreth 300,000 punonjës në të gjithë botën. Mbi 65 milionë prej të cilëve përfitojnë nga programi gjithëpërfshirës i besnikërisë së kompanisë ALL – Accor Live Limitless, një shoqërues i përditshëm i mënyrës së jetesës me qasje në një shumëllojshmëri shpërblimesh, shërbimesh e përvojash. Nëpërmjet nismave të tij si Planet 21 – iniciativat e Accor Solidarity, RiiSE dhe ALL Heartist Fund, grupi udhëhiqet nga politika e etikës së biznesit, turizmit të përgjegjshëm, mbrojtjes së mjedisit, angazhimit të komunitetit, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes. Themeluar në vitin 1967, me seli në Francë, Accor SA është pjesë e klasifikimit Euronext Paris Stock Exchange (kodi ISIN: FR0000120404) dhe në OTC Market (Ticker: ACRFY) në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion vizitoni group.accor.com ose ndiqni Accor në Twitter, Facebook, LinkedIn dhe Instagram.

RRETH Lura sh.p.k

Lura sh.p.k është një kompani e njohur shqiptare me 30 vjet përvojë në fushën e ndërtimit dhe administrimit të pasurive të patundshme. Lura ka gjithashtu një histori të pasur në fushën e turizmit, me tre komplekse elitare rezidenciale e turistike në Gjirin e Lalzit, të përfunduara dhe funksionale.

Contact details for the media

Advertisement

Agnieszka Kalinowska

Manager of Media Relations & PR, Poland & Eastern Europe

[email protected]

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy