Ambasada e Rusisë: Shqipëria ka hequr vizat për turistët rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka njoftuar shtetasit e saj, se Shqipëria ka vendosur të anulojë vizat për ta për sezonin turistik.

 “Shqipëria anulon vizat për turistët rusë.

Në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë nr. 214 nga data 25 mars 2021, regjimi pa viza për qytetarët e një numri shtetesh, përfshirë Rusinë, është prezantuar për periudhën nga 1 prill deri më 31 dhjetor 2021. Rezidenca e lejuar në vend është 90 ditë nga çdo 180, duke filluar nga data e hyrjes.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ky vendim vjen në prag të hapjes së sezonit turistik. Kjo në fakt është një praktikë e konsoliduar prej disa vitesh.

Advertisement

Vendimi në fjalë është marrë pas propozimit të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit.

Sipas këtij vendimi, shtetasit rusë, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë dhe pa vizë.

Heqja e vizave, bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy