“Bej dush vetëm kur më vjen era”, prezantuesi i njohur u bën thirrje njerëzve të lahen vetëm një herë në javë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Bej dush vetëm kur më vjen era”, prezantuesi i njohur u bën thirrje njerëzve të lahen vetëm një herë në javë

Çështja “sa shpesh duhet të lahemi ” nuk ka reshtur së shqetësuari opinionin publik, sidomos vitet e fundit, kur qasja e “pastër” po përpiqet të mbizotërojë kudo në çdo aspekt të jetës së përditshme, nga larja e deri te përmbajtja e dietës sonë.

Prezantuesi dhe komediani i famshëm britanik, Jonathan Ross, preku sërish temën e higjienës personale në podcast- in Parenting Hell , duke thënë se ai dhe gruaja e tij, skenaristja Jane Goldman, kalojnë disa ditë pa hyrë në vaskë.

“Është e vështirë për mua të më duhet të bëj banjë. Ndonjëherë duhet të paktën një javë për t’u larë. Dhe kështu bën shpesh Jane. Jemi si një palë lloj brejtësish në shtratin e tyre me kashtë”, tha ai në mënyrë karakteristike, duke shtuar se do të hyjë të lahet vetëm nëse bën diçka dhe djersitet.

Advertisement

Sipas tij, rekordi i tij ishte dy javë pa dush, kur ai ishte duke pushuar në Florida në një moment. Ai mendoi se i mjaftonte fakti që vazhdonte të zhytej në pishinë dhe u la vetëm kur kuptoi se sqetullat i kishin erë aq të keqe sa duhej t’i rruante për të hequr erën.

Rasti i Ross është ekstrem , por ai nuk është i vetmi personazh i famshëm që ka shprehur një mendim të tillë për larjen e përditshme.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë thënë në të kaluarën se nuk e ndjejnë nevojën për të bërë dush të përditshëm me ujë dhe sapun./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy