Bien mitet/ Burrat përjetojnë orgazmë edhe pa ejakulim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bien mitet/ Burrat përjetojnë orgazmë edhe pa ejakulim

Ka shumë mite për jetën seksuale që njerëzit mendojnë se janë shënuar “në gur” dhe nuk mund të jetë ndryshe. Por gabohen! Mitet i hedh poshtë ekspertja e seksit në Britaninë e Madhe, Tracey Cox.

 

Burrat nuk mund të përjetojnë orgazmë pa ejakulim

 

Advertisement

Ekspertja thotë se nga të gjitha faktet rreth seksit, ky është ai që i habit më shumë njerëzit. Masivisht mendohet se orgazma dhe ejakulimi janë e njëjta gjë, por në fakt, janë procese të ndara, sipas saj.

 

“Ejakulimi ndodh në prostatë dhe uretër, orgazma ndodh në tru. Mund ta keni njërën, pa pasur tjetrën, edhe pse orgazma është momenti kulminant për burrat. Ata që përjetojnë ejakulim pa orgazmë, raportojnë për nivele të ulëta kënaqësie.”

 

Advertisement

Është detyra e partnerit që t’ju zgjojë epshin

 

Shumë njerëz besojnë se i takon partnerit të tyre t’u sjellë humorin për të kryer marrëdhënie seksuale. Gabim! Tracey Cox thotë se ne jemi vetë përgjegjës për eksitimin tonë, duke përdorur një lodër seksi, fantazuar apo duke parë a lexuar materiale erotike.

 

Advertisement

“Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë. Gratë që e njohin mirë trupin e tyre dhe si të zgjojnë veten, raportojnë jetë shumë më të kënaqshme seksuale sesa ato që e njohin trupin e tyre.”

 

Burrat mendojnë për seksin çdo shtatë sekonda

 

Advertisement

As kjo nuk është e vërtetë! Kjo hidhet poshtë nga një hulumtim i fundit nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, që u kërkoi studentëve të numëronin sa herë do të mendonin për seksin gjatë ditës. Rezultatet ishin këto: një burrë mesatarisht mendon 19 herë në ditë për seks dhe gruaja mesatarisht kishte 10 mendime seksi në ditë.

 

Marijuana vret dëshirën seksuale

 

Advertisement

Marijuana mendohet sikur kanë një jetë seksuale më të varfër, por në fakt, sipas ekspertes së seksit, e kundërta është e saktë. Rezultatet e një sondazhi amerikan tregojnë se ata që ndezin një cigarë marijuanë, bëjnë seks më energjik se të tjerët.

 

Studimet sugjerojnë se marihuana e bën seksin më të këndshëm dhe rrit dëshirën për gratë. Më shumë se dyfishoi shanset që ata të raportonin orgazma të kënaqshme dhe ndihmonte në seksin e dhimbshëm. Burrat thanë se kjo i bëri ata të zgjasin më shumë, rrit ndjeshmërinë dhe rrit kënaqësinë seksuale.

 

Advertisement

Sa më shumë partnerë të ketë pasur një grua, aq më e madhe është vagina e saj

 

“Nuk mendoj kështu”, tha Tracey Cox. Kanali vaginal është një muskul dhe asgjë nuk e ndryshon madhësinë e saj.

 

Advertisement

Një dhimbje koke, do të thotë që nuk do të dëshironi seks

 

Mund të jetë e vërtetë për shumicën, por jo nëse jeni një i sëmurë nga migrena. Kërkimet (të bëra nga Universiteti Wake Forest) zbuluan se të sëmurët me migrenë raportuan nivele më të larta të dëshirës seksuale dhe nuk shmangnin aktivitetin seksual kur i kap dhimbja e kokës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy