Çfarë do të ndodhë në Hënën e plotë të 25 marsit?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak ditë më parë, më 21 mars ndodhi ekuinoksi i pranverës, i cili solli shumë tension dhe lëvizje në aspektin emocional. Astrologët thonë se efektet e ndryshimeve planetare reflektohen në dhimbje koke, probleme me shikimin, tension në trup dhe probleme me gjumin.

E gjithë faza thuhet se ka nisur me Hënën e plotë më 25 shkurt dhe purifikimi vazhdon ende deri më 25 mars kur kemi Hënën e plotë të radhës.

Kjo Hënë e plotë do t’ju ndihmojë t’i jepni fund disa raporteve, apo të shihni më qartë disa situata të tjera.

Nga shoqëritë deri te dashuria, kjo fazë do t’ju ndihmojë për mos u kthyer më pas.

Advertisement

25 marsi do sjellë inat dhe nerva për disa, por çlirim dhe rehati për të tjerë. Hëna e plotë është në Peshore, ndërkohë Dielli është në Dash.

Ekspertët thonë se tani e mbrapa do ngjallen frikëra të vjetra, por njëkohësisht do të manifestohet largimi nga këto ndjesi për të ecur para.

Mos harro që energjia do shtohet ditët në vazhdim dhe duhet të jesh vigjilent/e për ndjesitë e tua dhe reagimet ndaj të tjerëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy