Çfarë të konsumoni gjatë valës së të nxehtit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë të konsumoni gjatë valës së të nxehtit

Problemet me gjumin, djersitja e tepërt dhe ndjesia e mungesës së ajrit kanë të gjitha një emër të përbashkët këto ditë, quhet vala e të nxehtit.

Temperatura të cilat arrijnë deri në 42 gradë Celsius dhe zgjasin për ditë me radhë. Të gjithë pasojat dhe vështirësitë që shkakton kjo gjendje atmosferike i pari i përjeton organizmi.

Ndaj, djersitja apo ndjesitë e parehatisë dhe rëndimi i simptomave të sëmundjeve të ndryshme mund t’ju duken shumë më të përsëritura në këtë periudhë.

Për të shmangur pikërisht sforcimin e organizmit dhe për të qenë gjithnjë të sigurt e të hidratuar, po ju japim disa këshilla.

Advertisement

Mjafton të konsumoni ushqimet e duhura për të mbajtur larg shqetësimet shëndetësore që këto ekstremitete të motit sjellin.

Çfarë të konsumoni

Me mbërritjen e vapës së madhe siç thamë edhe më sipër, organizmi përjeton një sërë ndryshimesh. Ndër to renditet edhe humbja e oreksit apo dëshirës për të konsumuar lëngje dhe ushqime.

Sipas mjekëve kjo është zgjidhja më e gabuar që mund të bëni, pasi trupi ka gjithnjë nevojë të hidratohet për të qenë i shëndetshëm.

Advertisement

Uji

Si zakonisht rekomandohet 6 deri në 8 gota në ditë, ndonëse gjatë valës së të nxehtit kjo varet edhe nga intensiteti i djersitjes.

Mundohuni që të konsumoni lëngje gjatë gjithë ditës në rastet kur ndjeni se keni djersitur shumë.

Kjo pasi sa herë që e përjetoni këtë fenomen, trupi juaj nxjerr jashtë të gjithë lëngjet dhe mineralet duke ju lënë të dehidratuar. Gjithnjë kujdesuni të konsumoni shumë ujë në varësi të nevojave që trupi juaj ka.

Advertisement

Në vend që të pini shumë ujë menjëherë mundohuni që të 8 gotat t’i konsumoni gjatë gjithë ditës.

Ushqimet

Nëse keni etje edhe pasi keni konsumuar sasinë e rekomanduar, mundohuni të alternoni dietën tuaj duke futur edhe ushqime disa hidratuese.

Kjo pasi ushqimet përmbajnë 20-30% ujë në përbërjen e tyre, këtu renditen veçanërisht frutat ose perimet.

Advertisement

Më poshtë do të gjeni një listë me alternativat më të mira të fruta perimeve që do t’ju dhurojnë freski e shëndet gjatë ditëve të nxehta.

Kastraveci

Luleshtrydhet

Pjepri

Advertisement

Lakra

Kungulleshka

Selino

Sallata jeshile

Advertisement

Shalqi

Kini parasysh që të mos konsumoni shumë ushqime të shpejta e të thata pasi ato largojnë lëngjet nga trupi juaj.

Zëvendësojini ato me një pjatë supë, sallatë apo perime të stinës të cilat do t’ju dhurojnë shumë shëndet dhe shije.

Sa më shumë ushqimet natyrale dhe organike të konsumoni aq më të freskët dhe të hidratuar do të qëndroni.

Advertisement

Si të qëndroni të freskët gjatë natës

Vapa gjatë natës është e padurueshme dhe tepër e bezdisshme, pasi përveçse ju djersit krijon vështirësi edhe në fjetje.

Ekspertët rekomandojnë të mbani gjithnjë një gotë ujë afër krevatit tuaj dhe ta konsumoni sa herë që ndiheni të nxehtë.

Bëjeni këtë edhe nëse nuk keni etje, pasi do ta ndihmojë organizmin që të qetësohet dhe ftohet njëkohësisht.

Advertisement

Në këtë mënyrë do të siguroni gjumë të qetë dhe do të qëndroni të hidratuar për një kohë të gjatë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy