Dërrasa që shpëtoi Rose në filmin “Titanik” u shit në ankand me çmimin marramendës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dërrasa që shpëtoi Rose në filmin “Titanik” u shit në ankand me çmimin marramendës

Dërrasa më e njohur në historinë e filmit u shit për gati 1 mln dollarë.

Heritage Auctions njoftoi të hënën, më 25 mars se ankandi i fundit i saj Thesare From Planet Hollyëood mblodhi një total prej 15.68 milionë dollarë.

Në ankand u shit kamxhiku i Harrison Ford nga Indiana Jones dhe Temple of Doom të vitit 1984, sëpata e përdorur nga Jack Nicholson në 1980-ën The Shining dhe, copa e drurit në të cilën u mbajtën Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet në skenat e fundit të Titanikut.

Ndërsa fustani që veshi Kate Winslet në aktin e fundit të Titanikut, kur personazhi i saj Rose dhe personazhi i DiCaprios, Jack bien në ujë, u shit për 118,750 dollarë (108,000 dollarë), ndërsa një telegraf i përdorur në film u shit për 81,250 dollarë (75,000 euro), sipas një njoftimi./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy