minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Disa “sekrete” që do të ndryshojnë mënyrën si konsumoni mishin - Struga.info


Disa “sekrete” që do të ndryshojnë mënyrën si konsumoni mishin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Disa “sekrete” që do të ndryshojnë mënyrën si konsumoni mishin

E vërteta është se mishi, veçanërisht viçi, shpesh bëhet i thatë gjatë gatimit. Dhe rezultati nuk është gjithmonë ai që duam. Megjithatë, ka disa truke të vogla që e bëjnë mishin të butë.

Shihni disa prej tyre më poshtë:

Një sekret është ta marinoni me sode ose pije freskuese të gazuara. Vendoseni mishin e një nate më parë në një enë, të cilën do ta mbushni me një nga sa më sipër.

Nëse nuk e ndiqni trukun e mësipërm deri në minutën e fundit, mund ta lani mishin me furçë me kivi të grirë. Lëreni për pak dhe më pas gatuajeni.

Advertisement

Nëse do të zieni mishin, që të mos humbasë lëngjet e tij natyrale, vendoseni në ujë të ngrohur tashmë.

Mos e kriposni mishin para gatimit, por gjatë tij.

Mundeni përsëri gjatë gatimit në tenxhere, të shtoni një lugë çaji uthull.

Nëse e gatuani në furrë për të mos u tharë, mbulojeni me letër alumini, në të cilën fillimisht keni hapur vrima. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy