Doni një gjumë të rehatshëm/ Shmangni këto ngjyra të çarçafëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Doni një gjumë të rehatshëm/ Shmangni këto ngjyra të çarçafëve

Ngjyra ka ndikim në çdo dhomë të shtëpisë, por veçanërisht në dhomën e gjumit. Janë disa nuanca ngjyrash që nuk këshillohen, pasi këto nuanca mund t’ju pengojnë të bëni një gjumë të mirë.

 

Veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjyrën e çarçafëve të krevatit, pasi nuancat e zgjedhura ndikojnë në mirëqenien tuaj. Ngjyra e bardhë ndër vite ka qenë e përzgjedhur nga shumë njerëz, ekspertët thonë se ajo është një ndër ngjyrat që duhet shmangur. Gjithashtu, disa nuanca të së bardhës janë të dëmshme edhe përtej estetikës së tyre.

 

Advertisement

Këshilluesit e gjumit sugjerojnë që të përdoren çarçafë ngjyrë bezhë sepse pëlhurat e bardha të ndezura mund të jenë shumë stimuluese për trurin. Truri mund t’i lidhë ato me dritën e ditës, e cila mund të çojë në uljen e niveleve të hormonit nxitës të gjumit të quajtur melatonin.

 

Bluja e lehtë mund të admirohet për cilësitë e saj terapeutike, të ngjashme me qiellin, por ekspertët janë kundër kësaj ngjyre natyrale në dhomën e gjumit. Gjithashtu ngjyra kafe neutrale mund të nxisë një ndjenjë qetësie gjatë natës.

 

Advertisement

Eksperti shpjegon se, sipas psikologjisë, e zeza provokon ndjenja negative si ‘trishtim, zemërim e frikë’ dhe të gjitha këto mund t’ju mbajnë zgjuar natën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy