“Dua të kem një familje”, 9-vjeçari prek zemrat me lutjen e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dua të kem një familje”, 9-vjeçari prek zemrat me lutjen e tij

Jordan është një djalë 9-vjeçar, nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka prekur zemrat e miliona njerëzve pas lutjes së tij për ta birësuar.

“Familje. Familje. Familje – kjo është e vetmja dëshirë që kam,”-thotë 9-vjeçari gjatë një daljeje në television.

I mituri ndodhet në kujdesin e Departamentit të Shërbimeve Njerëzore që nga viti 2014.

“Unë thjesht do të doja të kisha një familje për të thirrur mamin dhe babin, ose thjesht mami apo babi. Nuk më intereson vërtet, ” tha Jordan.

Advertisement

12 orë pas intervistës më shumë se 5.000 njerëz janë interesuar për ta birësuar 9-vjeçarin.

Duket se ëndrra e tij do të plotësohet.


“Dua të kem një familje”, 9-vjeçari prek zemrat me lutjen e tij shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy