E bëni çdo ditë, por a e dini se veprim mund të cilësohet si një “gjuhë dashurie”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E bëni çdo ditë, por a e dini se veprim mund të cilësohet si një “gjuhë dashurie”

Memet janë bërë një gjë kaq e pashmangshme e kulturës sonë, sa kanë evoluar, duke pasur një rol intimiteti midis dy apo më shumë personave

Sekreti është të dish sensin e humorit të marrësit, që ajo meme të kietë sukses. Për shembull ndodh që pas takimit të parë që bëni, ditën e dytë ju filloni të nisni meme, në lidhje me një temë të diskutuar.

A mund të themi se dërgimi i memeve duhet të konsiderohet një gjuhë e re dashurie?

Tre ekspertë të marrëdhënieve ndajnë qasjet e tyre për The Bustle.

Advertisement

Në rast se keni nevojë për një rifreskim, ekzistojnë pesë gjuhë zyrtare të dashurisë: prekja fizike, fjalët pohuese, marrja e dhuratave, aktet e shërbimit dhe koha cilësore. E thënë thjesht, këto gjuhë ju ndihmojnë të kategorizoni mënyrën se si preferoni të tregoni dhe merrni dashuri nga një partner në një marrëdhënie platonike ose romantike.

Dikush mund të argumentojë se ndarja e memeve bie në disa nga këto kategori tashmë, marrja e një meme nga partneri në lidhje me interesat tuaja mund të tregojë se ai të ka dësgjuar me vëmendje. Nëse jeni një person me një rutinë të ngarkuar, komunikimi përmes memeve gjatë gjithë ditës ndërsa jeni larg mund t’ju ndihmojë të ndiheni më afër.

Një psikologe, Sabrina Zohar, ndan një tjetër qasje, duke thënë se për disa njerëz, gjuhët e dashurisë mund të jenë të panegociueshme. Të ruash një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme me dikë nuk ka të bëjë aspak me meme-t, dhe kurrësesi ato nuk mund të cilësohen ti një gjuhë dashurie.

Poooor, ato thjesht mund të ndihmojnë në ndërtimin e një lidhjeje.

Advertisement

Prezantuesi i podcast-it të takimeve We Met at Acme Lindsey Metselaar mendon se dërgimi i memeve si një formë komunikimi mund të kualifikohet si një gjuhë dashurie, pasi tregon nëse sensi juaj i humorit është i pajtueshëm me një partner të mundshëm.

Seksologia Tara Suwinyattichaiporn, mendon se ndarja e memeve u lejon “gjeneratave që janë shumë komode me komunikimin e ndërmjetësuar nga kompjuteri” të tregojnë se sa shumë kujdesen për njëri-tjetrin. Në vend që të kategorizojë vetëm komunikimin meme si një gjuhë dashurie,

Suwinyattichaiporn beson se të gjitha format e komunikimit në internet duhet të jenë një kategori e re e gjuhës së dashurisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy