Eglantina Toska zbulon se si nisi karriera e saj si këngëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Eglantina Toska zbulon se si nisi karriera e saj si këngëtare

Këngëtarja Eglantina Toska e ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, ka treguar si nisi karriera e saj në muzikë.

Toska zbuloi se ajo ka patur shumë dëshirë që fëmijë të këndonte, dhe ka patur si këngëtare të preferuar Parashivi Simakun.

Ajo tregoi se ka qenë rastësi që u bë këngëtare e muzikës popullore pasi i ka pëlqyer shumë muzika e lehtë.

Pjesë nga biseda:

Advertisement

Brikena Prifti: Si ka nisur gjithçka?

Eglantina Toska: Që në mos të hershme kam patur qefj të këndoja, kam patur idhull Parashivinë. Ka qenë ëndërr që nuk ka mbetur në sirtar.

Brikena Prifti: Ka mbetur në pallat, ke ndjekur një shkollë për muzikën?

Eglantina Toska: Jo nuk munda, vazhdova gjimnazin. Në atë kohë kërkoheshin talente të reja, aty kam spikatur. E kam nisur me muzikë të lehtë, këndova një këngë popullore, kisha një këngë të Aurela Gaçes, dhe më thanë këtu do rrish. Kur më pyesin nga je, ju them mos më pyesni nga jam.

Advertisement

Brikena Prifti: Si ka qenë rruga më pas?

Eglantina Toska: Siç e thashë kam ngelur rastësisht te muzika popullore. Duke ndenjur me vëllezërit Zena mu fut në gjak muzika popullore.

Brikena Prifti: Nuk ke menduar për ndonjë gjë tjetër veç muzikës?

Eglantina Toska: Po kam mbaruar Parashkollor.

Advertisement

Brikena Prifti: Cilët kanë qenë njerëzit që të kanë ndihmuar?

Eglantina Toska: Edmond Rrapi kompozitor në Elbasan.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy