Ermal Meta anulon koncertet/ Këngëtari me origjinë shqiptare ka probleme me shëndetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ermal Meta anulon koncertet/ Këngëtari me origjinë shqiptare ka probleme me shëndetin

Kengetari me origjine shqiptare, Ermal Meta, eshte detyruar te anuloje nje seri koncertesh te planifikuara gjate ketyre diteve, per shkak te nje problemi qe ka patur ne pjesen e fytyres.

Artisti ka shperndare ne rrjetet sociale nje shpjegim per vendimin si dhe dy fotografi ne te cilat dallohet problemi qe ai pershkruan. Ermal Meta thote se ka ndjere shqetesime gjate diteve te fundit dhe se fillimisht e kishte nenvleresuar situaten.

Advertisement

Por me pas shprehet ai, fryrjet ne pjesen e kokes dhe te syve u bene me serioze, e per rrjedhoje eshte i detyruar qe te mos dale ne skene deri sa te kete nje pergjigje perfundimtare nga mjeket. Ermal Meta kerkon gjithashtu ndjese tek publiku dhe organizatoret ndersa deklaroi se shpresonte qe te kishte mirekuptimin e te gjitheve.

Lajmi ka bere xhiron ne mediat italiane ndersa ne drejtim te tij ka patur me mijera mesazhe inkurajuese nga fansat te cilet i uruan sherim te shpejte. Nderkohe, per te percaktuar perfundimisht anomaline ne pjesen e fytyres dhe kokes do te duhet te pritet per ekzaminimin mjekesor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy