Faktori i papritur që bën mrekulli në jetën seksuale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Faktori i papritur që bën mrekulli në jetën seksuale

Gjumi duket se bën mrekulli për jetën tonë seksuale, pasi hulumtimi i ri zbulon se cilësia e gjumit tonë ndikon në aktivitetin tonë seksual.

Sipas shkencëtarëve, jo vetëm në seks, por edhe në gjumë, nuk është sasia, por cilësia që ka rëndësi. Sidomos për gratë e moshës së mesme, mungesa e gjumit mund të çojë në një sërë problemesh shëndetësore dhe sipas studimit të ri, cilësia e dobët e gjumit mund të krijojë gjithashtu probleme në jetën e tyre seksuale. Rezultatet e studimit u botuan në “Menopause”, revista e Shoqatës së Menopauzës në Amerikën e Veriut.

Çrregullimet e gjumit dhe seksit në gratë e moshës së mesme janë mjaft të zakonshme. Më shumë se 26% e grave të kësaj moshe përjetojnë çrregullime të gjumit si pagjumësia, ndërsa pothuajse gjysma e grave raportojnë disa shqetësime të gjumit gjatë menopauzës. Po ashtu, gati 43% e grave raportojnë probleme në jetën e tyre seksuale...

Në studim morën pjesë më shumë se 3,400 gra me një moshë mesatare 53 vjeç. Studiuesit vlerësuan lidhjen midis cilësisë së gjumit dhe performancës seksuale dhe zbuluan se cilësia e dobët e gjumit, por jo kohëzgjatja e gjumit, shoqërohej me performancë të dobët seksuale te femrave. Cilësia e mirë e gjumit nga ana tjetër, lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin seksual.

Advertisement

Këto rezultate janë veçanërisht të rëndësishme, pasi ato mund të lehtësojnë punën e mjekëve në mënyrë që të përmirësojnë jetën seksuale të grave në moshë të mesme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy