Fantazia seksuale e britanikeve “ndizet” kur të dashurit e tyre vishen si pastrues rrugësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fantazia seksuale e britanikeve “ndizet” kur të dashurit e tyre vishen si pastrues rrugësh

Femrat janë më të zjarrta në shtrat kur të dashurit e tyre vishen si pastrues rrugësh. Ky është përfundimi i një sondazhi të kryer tek 3.000 gra në Britaninë e Madhe.

 

Një në 20 gra u përgjigjën se kanë një imagjinatë më të shfrenuar seksuale nëse partnerët shkojnë në dhomën e gjumit të veshur si pastrues rrugësh. Sipas mediave britanike, llogaritarët, ata me kostum serioz, u renditën në vendin e dytë, barmenët të tretë dhe ata që pastrojnë koshat e mbeturinave në vendin e katërt.

 

Advertisement

Veshjet e detarëve, rojeve të trafikut dhe shoferëve gjithashtu bëjnë pjesë në dhjetëshen më të preferuar nga femrat. Pjesë e listës janë edhe kamarierët dhe shefat e kuzhinës.

 

Gjatë sondazhit u zbulua edhe arsyeja pse gratë “ndizen” kur të dashurit shfaqen me uniform në dhomën e gjumit. Gjysma e tyre pranoi se seksi në një moment bëhet i mërzitshëm dhe se duan të provojnë diçka të re.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy