Farat, në të gjithë gamën e tyre, janë burim i mirë vlerash ushqimore. Njëra më shumë e tjetra më pak, por të gjitha janë të këshillueshme të përfshihen në dietën tonë të përditshme. Sot kemi zgjedhur në Living farat e rrushit dhe farat e kungullit që, përvecse mund të përfshihen në gatime, kanë edhe ndikim të jashtëzakonshëm në organizëm.
Farat e rrushit ndihmojnë në pastrimin e gjakut, pas abuzimeve që mund të keni bërë gjatë pushimeve të verës me pijet dhe ushqimet e pashëndetshme.
Falë përmbajtjes së tyre të lëndëve ushqyese dhe antioksidantëve, farat e rrushit mund të ndihmojnë gjithashtu në pastrimin e mbeturinave nga ilaçet dhe elementët e tjerë të dëmshëm që grumbullohen në gjak. Kanë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore dhe mbrojnë mushkëritë.
Farat e kungullit
Farat e kungullit janë një tjetër burim i shijshëm dhe ushqyes. Ato mund t’i blini të paketuara, ose t’i mblidhni të freskëta nga kungulli vetë. Pastrojini dhe piqini në furrë me pak kripë. Më pas mund t’i përfshini ato në të gjitha gatimet tuaja.