Fat në dashuri, zbuloni ç’ju thonë Letrat Tarot për ditën e nesërme …

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përgjatë ditës së nesërme, mund të vini re se do të përjetoni situata më të qeta e më pak të tensionuara se në javët e kaluara. Kjo do të ndodhë falë planetit të Jupiterit, efektet e së cilit shihen si shumë pozitive. Ndërkohë lamë pas një periudhë të vështirë tranzitore së prapavijës së Mërkurit si dhe bashkimit mes Neptunit dhe Marsit. Lidhja ekzistuese këtyre tre trupave qiellorë ka sjellë probleme në aspektin e komunikimit, karrierës dhe jetës romantike. Tashmë këto ditë të errëta do t’i harrojmë…të paktën për disa muaj. Në vijim duam t’ju tregojmë pak sa i përket energjisë pozitive dhe romantike që do të mbizotërojë pasi letra Tarot për ditën e nesërme është:

 

DYSHI I KUPAVE

 

Advertisement

Dyshi i Kupave tregon një grua dhe një burrë të cilët shkëmbejnë kupat duke u zotuar për dashurinë e tyre. Ndërkohë dy gjarpërinjtë në figurë janë simbol i shkëmbimit dhe reprocitetit, ndërsa koka e luanit lidhet me pasionin e zjarrtë dhe kiminë mes dy personave. Kjo është një ndër letrat më me fat që vjen pas njëshit të kupave, i cili simbolizon takimin me shpirtin binjak dhe krijimin e një dashurie të re e të shëndetshme. Ndërkohë DYSHI I KUPAVE tregon se jeni në rrugën e drejtë dhe jeni duke bërë zgjedhjet e duhura sa i përket marrëdhënieve romantike. Kjo letër tregon se nesër e deri në fund të javës që vjen do të keni mundësinë të njihni dikë interesant i cili do të ngjallë interes dhe ndjesi që mendonit se i kishit harruar prej disa kohësh.

 

Kjo energji mund të përputhet plotësisht me shenjat e ujit si Akrepi, Peshqit dhe Gaforrja ose persona me ashendeten në shenjat e përmendura. Ju dhe njeriu që do të takoni mund të krijoni një lidhje intensive dhe do të ndani të njëjtat vlera dhe botëkuptim. Nëse tashmë e keni njohur këtë individ dhe jeni në fazat e hershme të krijimit të një raporti, letra ju tregon se marrëdhënia ka potencial të rritet dhe zhvillohet gradualisht në planin afatgjatë. Këtë mund ta arrini me respekt dhe vlerësim të ndërsjelltë me njëri-tjetrin si dhe duke hedhur pas krahëve situata që kanë kaluar. Njerëz nga e shkuara mund të jenë rikthyer gjatë periudhës 3 javorë të prapavijës, por DYSHI I KUPAVE do t’ju bëjë të kuptoni se rruga e duhur është ajo përpara. Nëse jeni prej vitesh në një lidhje, letra parashikon mundësinë e një propozimi për fejesë ose martesë.

 

Advertisement

Kjo letër nuk simbozlion vetëm fillimet e suksesshme në sektorin e dashurisë, por edhe të biznesit. Nëse sapo keni vendosur të bashkëpunoni me dikë, bashkimi duket i favorshëm dhe do të sjellë përfitime të mëdha. Megjithatë në këtë rast, faktorë të tjerë duhen marrë po ashtu parasysh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy