Fotografja e Edi Ramës zbulon sekretet: Meraku i kryeministrit dhe vizita në Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fotografja e Edi Ramës zbulon sekretet: Meraku i kryeministrit dhe vizita në Serbi

Për rreth 4 vite, Blerta Kambo ka qenë fotografja e kryeministrit Edi Rama, duke e shoqëruar këtë të fundit në çdo takim zyrtare brenda dhe jashtë vendit, për të fiksuar momente nga takimet.

Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Blera ka zbuluar më shumë detaje rreth punës së saj, si dhe ka treguar prapaskena nga një vizitë që kanë bërë në Serbi.

“Askush nuk më thoshte çfarë duhet të bëja. Kam patur liri të plotë. Por unë e dija çfarë duhej. Kur punon në atë pozicion çdo gjë është një emergjencë kombëtare. Eksperiencat kanë qenë të shumta, por do veçoja vizitën e parë në Serbi. Ka qenë një vizitë e jashtëzakonshmë sepse ishte një emocion momenti dhe ka qenë një nga gjërat më të bukura që Rama ka bërë për ne, që Kosova është e pavarur dhe Serbia ta pranojë. Unë isha afër me Vuçiç kur ai hoqi kufjet kapa momente të bukura. Kur po ktheheshim, në Kosovë të gjithë na përshëndetën dhe ishte shumë veprim i ndjeshëm. Ka patur edhe momente të tjera, Takimi me Papën, me Obamën etj.

Unë jam prezente kur bëj fotografi dhe ajo që ndjek është ndjesi. Nuk ka diçka specifike që duhet të fotografoja kollaret me ngjyra. Unë tregoj histori, nga “A”, deri ku shkon një diskutim.  Mund të kishte ndonjë gjë që i pëlqente dhe ma thoshte më pas, por nuk kishte prirjen për ti parë më përpara”, tha Blerta Kambo.

Advertisement

Më tej, ajo shtoi se puna si fotografe e kryeministrit Edi Rama ka qenë një super eksperiencë që e ka skalitur më shumë.

“Kam patur një raport të mirë bashkëpunimi dhe jam shkëputur me shumë mirënjohje”, përfundoi fotografja Blerta Kambo./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy