FOTOT: Turistët “pushtojnë” kalanë e Rozafës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: Turistët “pushtojnë” kalanë e Rozafës

Kalaja e Rozafës në Shkodër vijon të tërheqë vizitorët edhe në stinën e dimrit, duke shënuar një rritje të numrit të tyre në fillim të këtij viti.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se “vizitat turistike në Kalanë Rozafa kanë vijuar me ecurinë pozitive në këtë fillimviti të 2022-it, duke reflektuar rritje të fortë të vizitorëve vendas dhe të huaj. Në janar kalaja e Rozafës është vizituar nga 2339 vizitorë ose 922 vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Kalaja e Rozafës, një vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer, po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorët. Gjatë vitit 2021 kjo kala u vizitua nga mbi 51 mijë turistë vendas e të huaj.

Rikualifikimi i kalasë së Rozafatit përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Advertisement

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy