
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan mbrëmjne e djeshme dashurinë e tyre disa vjeçare me martesë.
Me rreth 300 të ftuar, dasma madhështore e mbajtur në Shijak mblodhi shumë personazhe publik.
Çifti ishte kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menunë e dasmës. Babai i blogeres emocionoi me fjalimin që mbajti duke i uruar çiftit jetë të lumtur. “Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, tha ai mes të tjerash.
Ndërkohë, në hapje të dasmës një fjalim u mbajt dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një gotë verë në duar i uroi çiftit jetë të lumtur. “Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës.”, tha ish kryeministri mes të tjerash.
Armina zgjodhi tre fustane për dasmën e saj, njëri prej të cilëve është një krijim i Vivienne Westwood, i bërë enkas për të. Ndërkohë dy fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar dy dizajnerëve shqiptarë Valdrin Sahiti dhe Festim Isufi.
Por një tjetër i veçantë në dasmën e çiftit ishte edhe performanca e mamasë së Aeminës, e cila këndoi një këngë për çiftin, ku me performancën e saj “dogji” skenën.