“Harxhova 22 mijë paund për gjoksin e ëndrrave dhe e dashuroj atë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Harxhova 22 mijë paund për gjoksin e ëndrrave dhe e dashuroj atë”

Kur ishte 18 vjeçe, Tracy Kiss e urronte gjoksin e saj të vogël, si pjesa më e madhe e britanikëve. Por tani, 15 vjet më vonë, pasi ka shpenzuar 22 mijë paund, ajo është krenare për gjoksin që ka.

“Në moshën 18 vjeç urreja gjinjtë e vegjël. Gjinjtë e mi ishin të pabarabartë dhe asimetrikë. Unë e fshihja trupin tim. Unë kisha një të dashur, por kurrë nuk zhvishesha plotësisht para tij. Kështu që, pasi punova tre punë si kamariere, unë mblodha lekët dhe ju nënshtrova kirurgjisë plastike. Familjarët më thoshin se kjo ishte pa kuptim dhe se do të dukesha e çuditshme, por unë jut hash se isha trupi im dhe zgjedhja ime. Isha euforike për gjoksin tim të ri. Për herë të parë në jetën time, u ndjeva mjaftueshëm rehat për të veshur reçipeta. Më dhanë më shumë besim. Burra më trajtuan shumë ndryshe. Vazhdimisht më komplimentonin për gjoksin tim dhe vazhdimisht më thoshin se dukesha e mahnitshme. Dhe ishin të njëjtët burra që më parë me injoronin.”

Por shtatë vjet pas operacionit të saj fillestar, Tracy, asokohe shtatzënë me djalin e dytë të fëmijës, filloi të ndjente dhimbje në gjoksin e saj.

Advertisement

“Në fillim thjesht mendova se mund të ketë lidhje me shtatzaninë, por pasi gjendja po përkeqësohej, u konsultova me mjekët. Zbulova se dhimbjen ma shkaktonte plastika e futur në trup. U tmerrova. Kisha lexuar nëpër gazeta, por nuk mendova kurrë se do të më ndodhte mua.”

Tracy ju nënshtrua operacioneve sërish për të hequr silikonin.

Advertisement

“Gjashtë javë më vonë, u futa sërish në operacion për të vënë silikonë të rinj. E di shumë që shumë gra do të kishin preferuar të qëndronin natyrale pas kësaj ngjarjeje, por unë u mundova shumë për të arritur atë pamje dhe më pëlqente me të vërtetë shumë.”

Më pas ajo nisi të merrej me bodybuilding.

“Unë i doja muskujt e mi dhe gjoksin tim, por pash që diçka nuk shkonte. I doja më të mëdha. Kisha belin e vogël, falë regjimit tim të fitnesit dhe e dia që një gjoks më i madh do të më jepte siluetën e Rabbit Jessica që aq shumë e dëshiroja. Ata janë të mahnitshëm, ndihem shumë seksi. Njerëzit e tjerë më thonë që mund të ngelem viktimë e operacioneve plastike, por unë e di që kam bërë zgjedhjen e duhur.”

Advertisement

“Harxhova 22 mijë paund për gjoksin e ëndrrave dhe e dashuroj atë” shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy