Historia e gruas më jetëgjatë në botë dhe takimi i saj me piktorin Vincent van Gogh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historia e gruas më jetëgjatë në botë dhe takimi i saj me piktorin Vincent van Gogh

Jeanne Calment është një nga njerëzit që ka jetuar mbi 100 vjet. Arritja në këtë moshë është aq e rrallë sa shumë skeptikë nuk besojnë se është e mundur. Disa prej tyre madje dolën me një teori se Calment vdiq dhe vajza e saj e imitoi atë për pjesën tjetër të jetës. Pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo, historia e Jeanne Calment padyshim që ia vlen të lexohet.

Jeanne Calment lindi në Arles, Francë në 1875. Në atë kohë, jetëgjatësia për një grua ishte 45. Por Calment arriti të jetojë pothuajse 3 herë më gjatë, dhe jeta e saj nuk ka qënë aspak e mërzitshme!

Calment madje pretendoi se ajo ishte takuar me Vincent van Gogh në një dyqan bojrash kur ishte 13 vjeç. Është interesante, sepse ajo ka thënë se nuk i la një përshtypje të mirë. Calment tha se ai dukej i shëmtuar, nuk mbante erë të mirë dhe ishte i pasjellshëm.

Advertisement

Në 1898, Calment  u bë me një vajzë, Yvonne. Fatkeqësisht, ajo vdiq në 1934, duke lënë pas një burrë dhe një djalë 7-vjeçar, të cilët Calment dhe burri i saj, Fernand, i rritën si të tyret. Në 1942, Calment pësoi një humbje tjetër, këtë herë ishte burri i saj. Dikush mund të thotë se jeta e saj e gjatë ishte një mallkim sepse pa duke ikur nga jeta shumë nga të afërmit e saj. Në vitin 1963, ajo humbi nipin dhe dhëndrin e saj.

Në 1988, në moshën 112 vjeçare, ajo u njoh si personi më i vjetër në botë. Një gruaje tjetër iu dha ky titull diku më vonë, por në 1991, pasi ajo vdiq, ky “titull” iu kthye Calment. Ajo ishte 116 në atë kohë dhe jetoi deri në 122 vjet.

Është e kuptueshme që disa njerëz ishin të bindur se nuk ishte e mundur të jetohej deri në një moshë kaq të vjetër. Dhe ishte një ekip studiuesish që konfirmuan se Calment ishte me të vërtetë ajo që  pretendonte të ishte./Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy