Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 26 shkurt-3 mars

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 26 shkurt-3 mars

Dashi

Dashi i dashur, pranvera është stina juaj dhe horoskopi për javën nga 26 shkurti deri më 3 mars 2024 sjell për ju ndryshime si në sferën emocionale po ashtu dhe në aspektin psikofizik. Tashmë do të mund të kapërceni sëmundjet që ju kanë prekur që nga fillimi i vitit. Gjithçka rilind në këtë sezon të ri dhe gjërat kanë hyrë në rrjedhën e tyre të zakonshme.

Demi

Të dashur Dema, në punë po filloni dalëngadalë të forconi pozicionin tuaj. Ajo që ju shqetëson tani, sipas horoskopit të javës në vijim, janë çështjet shtëpiake. Marrëdhëniet mes çifteve po përçahen, sepse janë nën trysninë e tensioneve të krijuara kohët e fundit, madje edhe në familje, mes prindërve dhe fëmijëve, ka një stuhi që duhet përballuar duke ruajtur sa më shumë qetësinë.

Advertisement

Binjakët

Të dashur Binjakë, horoskopi i javës në vijim nuk lë vend për keqkuptime. Duhet t’i kushtoni sa më shumë kohë, hapësirë ​​dhe energji dashurisë, familjes dhe miqësive. Marrëdhëniet janë fusha nga e cila do të merrni më shumë kënaqësi në ditët në vijim, dhe ju që jeni njerëz të shoqërueshëm, që u pëlqeni të gjithëve, tani mund ta shfrytëzoni këtë karakteristikë tuajën të lindur për interesin tuaj personal si në sferën private edhe në atë profesionale.

Gaforrja

Të dashura Gaforre, më në fund yjet po shkëlqejnë sërish edhe për ju për t’ju mbështetur dhe për t’ju dhënë forcën që ju nevojitet, pas një periudhe plot vështirësi dhe pengesa. Jeni në fazë rikuperimi dhe më në fund ndiheni gati për të vënë në zbatim idetë dhe projektet tuaja që i keni mbajtur të fshehura në një sirtar për një kohë të gjatë. Është koha për t’u treguar më të hapur në marrëdhënie me të tjerët.

Advertisement

Luani

Të dashur Luanë, situata po përmirësohet për ju sipas horoskopit të javës nga 26 shkurti deri më 3 mars 2024. Në ajër ka emocione dhe gjërat kanë filluar të qetësohen sërish, sidomos në fushën profesionale. Mundohuni të ruani qetësinë, edhe pse Marsi vazhdon t’ju provokojë dhe t’ju stresojë. Numëroni deri në dhjetë para se të flisni dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Virgjëresha

Për ju që i përkisni shenjës së Virgjëreshës, pranvera sjell emocione të forta dhe horoskopi i javës në vijim ju sheh shumë aktivë në një fushë që e keni lënë pas dore për shumë kohë: atë sentimentale. Marrëdhëniet e gjata janë veçanërisht të favorizuara. Çiftet do të mund të përfitojnë nga këto ditë për të bërë plane për të ardhmen e afërt, një shpërngulje, një martesë apo dhe për të zgjeruar familjen e tyre.

Advertisement

Peshorja

Peshore të dashura, planetët në Ujor ju japin një avantazh dhe horoskopi i javës në vijim ju gjen të fortë dhe të vendosur për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet nga bota. Është një projekt që e keni për zemër, një dëshirë që e keni kultivuar, pothuajse në fshehtësi, prej disa kohësh. Tani do të gjeni guximin të dilni hapur dhe të përpiqeni t’i bëni idetë tuaja realitet. Më në fund!

Akrepi

Të dashur Akrepa, gjërat përmirësohen për ju sipas horoskopit për javën nga 26 shkurti deri më 3 mars. Yjet e rinj te Peshqit janë aleatë të çmuar për të rifituar besimin dhe entuziazmin. Në fillim do të riaktivizoheni në punë, ku, nëse jeni gati të rinovoni një bashkëpunim ose të ridiskutoni një kontratë, do të gjeni fjalët e duhura që zëri juaj të dëgjohet dhe t’i zgjidhni gjërat në mënyrë të kënaqshme.

Advertisement

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, ky ka qenë një muaj i bukur dhe madje horoskopi për javën e fundit të shkurtit ju gjen duke lundruar me shpejtësi në ujërat e qeta të detit tuaj. Nuk keni asnjë pengesë në horizont, por kur është kështu, ju që keni lindur aventurierë ndjeni nevojën t’i trazoni gjërat vetë. Kush e di këtë herë se çfarë do të shpikni për të gjallëruar këto ditë të qeta: çlironi kreativitetin tuaj!

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, jeni në formë të shkëlqyer dhe horoskopi i javës në vijim ju gjen entuziastë, të motivuar dhe të palodhur, gjithmonë në garë për të arritur qëllimet tuaja të pafundme. Ambicia juaj është e madhe, por trupi dhe mendja duhet të pushojnë. Pra, bëni një pushim në gjithë këtë nxitim të përhershëm, që të merrni frymë lirshëm.

Advertisement

Ujori

Të dashur Ujorë, horoskopi juaj për ditët në vijim flet pa mëdyshje për dashurinë, ndjenjat dhe marrëdhëniet në përgjithësi. Duke e ndarë kohën me partnerin, miqtë dhe familjen, do të ndjeni gëzimin më të madh në këto momente. Në anën tuaj keni edhe një Mars të zjarrtë që ju bën më të vendosur, gjë që do t’ju ndihmojë më së shumti në sferën e punës. Ka ardhur koha të dilni nga hijet dhe të luani hapur të gjitha letrat tuaja.

Peshqit

Të dashur Peshq, urimet më të mira! Sezoni i ditëlindjes suaj po fillon t’ju sjellë dhuratat e para, që janë forma e mirë fizike, entuziazmi, aftësia për të zgjidhur situatat me dialog dhe gjithashtu, ajo që nuk i bën dëm askujt, të ardhura të shtuara. Mund të përqendroheni në të kuptuarit se cilat janë dëshirat tuaja më të thella dhe të prisni që universi t’ju japë shenja se po ju dëgjon. Ky është vetëm fillimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy