Horoskopi mujor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Horoskopi mujor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë prillit

DASHI: Duket vërtet se yjet kanë një pëlqim për Dashin: Jupiteri është aktiv dhe Dielli vazhdon një kalim të dobishëm deri në datën 20. Muaji do të nisë me një situatë të shkëlqyer astrologjike që ka disa muaj që është aktive dhe kjo favorizon jo vetëm ata që kërkojnë një biznes të ri, por edhe profesionistët që janë përpjekur të konfirmohen gjatë muajve të fundit duke kryer aktivitete të rëndësishme. Nëse keni për të biseduar me dikë diçka të rëndësishme, data 10 është e duhura. Motivimi nuk ju mungon. Shumë nga ju do të investojnë në një dyqan, në një aktivitet, për një ide të re ose janë të lumtur që diçka e re po nis, pasi ishin në një periudhë ngërçi. Rëndësi ka të mos nxitoheni. Gjatë prillit, Marsi, planeti juaj sundues, do t’ju dalë kundër, ja përse do të trazohen edhe disa gjëra. Por me pjesën tjetër të yjeve në anën tuaj, ju do të arrini të kapërceni çdo pengesë në mënyrën më të mirë.

 

Ata që s’janë të dashuruar, nuk do të thotë se s’do të provojnë pasionin. Që prej fillimit të vitit, yjet kanë favorizuar takimet e reja. Pavendosmëritë mund të lindin ose të vazhdojnë vetëm nëse përpiqeni të zgjasni një lidhje që nuk funksionon më, ose nëse qëndroni të mbërthyer pas historive të parealizueshme. Është koha për të jetuar marrëdhënie të këndshme, të qeta, të bazuara në planifikime. Çiftet e konsoliduara do të mbështesin njëri-tjetrin, madje një nga partnerët do të sakrifikojë shumë për hir të dashurisë. Me një horoskop kaq intensiv, rreziku i vetëm është që të përjetoni shumë emocione së bashku. Kjo mund të ndodhë edhe me ata që janë të martuar ose që bashkëjetojnë, por vetëm nëse lidhja zyrtare nuk është më interesante.

 

Advertisement

Pranvera ofron një ngarkesë të jashtëzakonshme. Do të vini re që në pjesën e dytë të prillit do të ndiheni shumë të fortë. Grija e së shkuarës zëvendësohet nga një situatë plot ngjyra, e gjallë, e cila do të kulmojë dhjetë ditët e fundit të muajit. Një dashuri e re mund të sjellë optimizëm dhe mirëqenie. Mos i nënvlerësoni takimet.

 

DEMI: Po u afrohemi muajve më të nxehtë të vitit në aspektin astrologjik. Prilli premton për mirë. Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj deri në datën 11 dhe, më në fund, edhe Saturni, pas disa muajsh armiqësie do t’ju mbështesë. Mos u stërmundoni më për të realizuar çka doni, krejt e kundërta! Ata që kanë punuar mirë, do të shpërblehen dhe do t’i zgjidhin lehtë problemet. Studentët duhet të përgatiten për muajin, do të favorizohen ata që janë një hap larg diplomimit ose që do të përballen me një provim të rëndësishëm. Katër muajt e ardhshëm janë vendimtarë. Disa të afërm janë përpjekur të pengojnë këtë zhvillim tuajin, por deri në fund të muajit do të merrni hak edhe ndaj tyre. Përparësi këtë muaj do të kenë çështjet ekonomike. Mërkuri hyn në shenjën tuaj më 3 prill. Ata që presin të marrin një kompensim ose zgjidhjen e një gjyqi, do të mund të marrin lajme të mira. Do të keni disa vonesa në fund të muajit, por do të kapërceni gjithçka me yje kaq miqësore.

 

Advertisement

Nuk është nevoja të ngurroni, yjet e prillit konfirmojnë lidhjet e lindura në mars. Ata që kanë përjetuar një ndarje, tashmë kanë një pasion të ri në zemër. Njohjet e reja drejtohen të gjitha nga Mërkuri, i cili, duke hyrë në shenjë më 3 prill, premton lajme të mira për disa javë rresht. Ata që janë vetëm, duhet të fillojnë të shikojnë përreth. Më mirë mos u lodhni për të rikuperuar marrëdhënie të padobishme ose që kanë marrë fund tashmë. Çiftet e konsoliduara po mendojnë për një fëmijë. Jupiteri përfaqëson pjellorinë dhe mundësitë e reja. Një pasion i pamundur nuk duhet të shërbejnë si ngushëllim për emocionet e pashprehura. Më mirë bëhuni realistë.

 

Kalimi i Mërkurit në shenjën tuaj do të sjellë energji dhe dëshirë për të gjetur një ekuilibër të mirë brenda vetes. Kushtojini vëmendje të ushqyerit. Hëna e re do të sjellë guxim dhe dëshirë për të bërë gjëra. Data të favorizuara për të nisur një projekt apo për t’u kujdesur për veten janë 20 dhe 21.

 

Advertisement

BINJAKËT: Ky është një muaj i rëndësishëm për të përcaktuar situatën tuaj të punës. Nëse keni pasur disa vështirësi ekonomike, nuk them se do të kapërcehen plotësisht, por do të ndiheni më pak të stresuar. Intervistat e punës, provimet dhe testet favorizohen më shumë në qershor, për shembull, një marrëveshje e nënshkruar tani mund t’i japë rezultatet e saj konkrete vetëm pas disa muajsh. Kalimi i Saturnit nuk ndikon shumë në projektet tuaja, mund të shkaktojë vetëm disa vështirësi, nëse prisni përgjigje të menjëhershme, për shembull, nëse duhet të blini diçka të rëndësishme me një hipotekë ose hua. Gjëra të tilla mund të ndeshen me pengesa. Për shumë nga të lindurit në shenjën e Binjakëve, ky do të jetë një muaj detyrash me kohë të pjesshme, dhe ndoshta do të vazhdojë të jetë kështu, me ndryshime të vazhdueshme edhe gjatë verës. Për shumë kompani, ka ardhur koha për të bërë llogaritë dhe për të përcaktuar se cilat janë përparësitë e secilit aksionar. Ju këshillojmë të mos i nxisni mosmarrëveshjet. Ngritja e një padie këto kohë mund të rezultojë negative për ju, kryesisht sepse përgjigjet do të vijnë pas një kohe të gjatë. Mosmarrëveshjet e gjata juridike mund të zgjidhen me një ndërmjetësim të favorshëm për të gjithë.

 

Ky është një horoskop interesant për takimet, veçanërisht për aventurat. Afërdita do të jetë në shenjë nga data 11, por edhe Jupiteri është në favorin tuaj. Nëse një histori dashurie nuk funksionon, disa nga ju do të tundohen nga joshja e një tradhtie. Në këtë çast mund të përjetoni emocione të veçanta, madje edhe ato transgresive! Beqarët, ose më mirë të themi ata që dëshirojnë të përjetojnë marrëdhënie miqësore, pasionante, madje edhe të natyrës seksuale, nuk kanë aspak plane për të ardhmen. Në rast ndarjeje, ju do ta pranoni shumë lehtë dhe as ju shkon ndër mend që të merrni hak.  Yjet ju shtyjnë të zbuloni një sensualitet joshës. Datat më të mira për të kryer takime të reja janë 18, 19, 22, 23 dhe 27, 28.

 

Advertisement

Çdo problem mund të kapërcehet me pak vullnet. Pozicioni i ri i Saturnit mund të sjellë terapi të gjata, por të efektshme. Për shembull, ata që duan të fillojnë dietën, do të duhet ta ndjekin atë për një kohë të gjatë, dhe ata që kanë një problem fizik, do të shërohen duke ndjekur rregulla shumë strikte.  Megjithatë, e rëndësishme është se s’ju mungon asnjëherë optimizmi.

 

GAFORRJA: Ky do të jetë një muaj shumë interesant. Nëse keni mosmarrëveshje të natyrës juridike apo financiare, prilli do të sjellë disa mundësi duke ju çliruar nga tensionet e tepërta. Kjo është arsyeja pse disa muaj më parë ju kemi këshilluar të mos dilni kundër një shefi, pasi do të vijë dikush që mund t’ju ndihmojë të rifitoni terren. Do të gabonit shumë, po të tregoheshit negativë apo dyshues. Brenda këtij muaji do të mbyllni marrëveshjen e një shitjeje me peshë duke u rikthyer në lojë.  Në qershor pritet nënshkrimi i kontratave dhe i marrëveshjeve, por që tani mund të filloni duke biseduar për veprimet që duhen kryer. Datat më të favorizuara në aspektin profesional janë 25 dhe 26.

 

Advertisement

Për sa i përket fushës së ndjenjave, gjatë prillit Venusi ka një ndikim shumë pozitiv, ndërkohë që Mërkuri do të ndihmojë të vetmuarit me njohjet e reja. Periudha e trazuar e muajve të parë të vitit po ia lë vendin një situate më të qetë. Parashikohen shpenzime të papritura për riparime të ngutshme apo rinovime të tjera. Nga ana tjetër, tema e financave, pasigurisë, shpenzimeve të tepërta ka kohë që diskutohet dhe për shumë çifte ka sjellë një ngërç. Nëse një histori nuk funksionon, është më mirë t’i jepni fund. Ndoshta s’e kuptoni tani, por ndarja mund të sjellë një perspektivë të mirë për të dy. Nga maji çdo gjë do të marrë një kthesë të re. Është e qartë se çiftet që e duan njëri-tjetrin dhe kanë rezistuar deri tani do të kenë më shumë arsye për të konfirmuar lidhjen e tyre.

 

Për sa i përket gjendjes fizike, ditët e prillit janë shumë pozitive. Problemet e lindura në vitin 2023 ose të zvarritura nga viti 2022 duket se gjejnë zgjidhje, veçanërisht për ata të cilëve u është dashur të përballen me trajtime të rëndësishme. Kushtojini vëmendje stomakut dhe tretjes. Marsi, i cili do të kalojë përmes shenjës suaj, do të sjellë inflamacione të lehta ose çaste shqetësimi rreth datave 5, 6, 18, 19. Ata që duhet të fillojnë dietën apo një trajtim detoksi, ta nisin në fund të prillit. Nga data 21 çdo gjë do  të rikuperohet.

 

Advertisement

LUANI: Tensioni i mbetur nga muajt e kaluar dhe për shkak të ndikimit negativ të Uranit, nuk do t’ju kufizojë të veproni apo të bëni ndryshime. Prej kohësh doni të ndërroni vend pune, kompani apo kolegë. Mundësitë më të mira vijnë nga data 11, kur Mërkuri aktivizohet sërish. E vetmja pengesë e kësaj periudhe mund të jenë paratë. Keni lënë diçka pezull, një faturë ose shpenzime më të mëdha nga sa prisnit. Të enjten e datës 20 do të zhvilloni një takim, i cili do t’ju zemërojë. Mos improvizoni shumë, sidomos gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit. Është gjithmonë më mirë t’i ruani marrëdhëniet e punës. Dikush ju ka pasur zili për rolin tuaj dhe jeni përballur me kaq shumë polemika, sa herë pas here pyesni veten se kush ju shtyn të ecni përpara. Nuk duhet të keni frikë, sepse herët a vonë do t’jua njohin meritat. Edhe nëse ju është dashur të hiqni dorë nga një detyrë, mundësitë e duhura i keni përpara.

 

Është e rëndësishme të rivendosni një ekuilibër të caktuar në fushën e ndjenjave, nëse nuk keni qenë të qetë për një kohë të gjatë. Prilli është një muaj që ju nxit t’i kushtoni më shumë kohë punës, ndaj është normale që në dashuri të ketë mungesa dhe vëmendja të përqendrohet në çështjet ekonomike. Ndodh shpesh që çiftet më të konsoliduara të debatojnë për arsye praktike, për shkak të ngjarjeve jashtë familjes, si marrëdhëniet e vështira me të afërmit apo menaxhimi i punëve brenda shtëpisë. Ju nuk jeni nga ata që debatojnë, por dikush ju përfshin në një debat që nuk ju pëlqen. Mos harroni se ky është një vit me përgjegjësi të mëdha për ata që kanë fëmijë.

 

Advertisement

Prilli do të jetë kryesisht i lodhshëm. Do të keni kaq shumë gjëra për të bërë. Bëni çmos që gjatë fundjavave të mos takoni njerëz që përcjellin energji negative. Jupiteri ju mbron,  por ndonjëherë do t’ju duket sikur po bëni gjithçka vetë, ndaj edhe do të ndiheni të lodhur. Do ta keni të vështirë të duroni imponimet dhe rregullat. Shkalla e tolerancës duhet të jetë zero.

 

VIRGJËRESHA: Marsi do të ndikojë sërish pozitivisht edhe gjatë prillit. Nuk do t’ju mungojë dëshira për të realizuar projekte të ndryshme. Çmimi që do të paguani s’do të jetë i madh. Kushdo që është në garë për një vend prestigjioz pune, duhet të llogarisë mirë se kush e mbështet, që ta ketë rrugën më të lehtë. Vizioni që keni për të ardhmen është disi i paqartë, ndaj jeni duke menduar se roli i papërcaktuar që keni tani duhet të ndryshojë. Tani për tani është thjesht një dëshirë. Një situatë e papërfunduar ose një situatë e menaxhuar keq vitin e kaluar mund të rikthehet, por falë këmbënguljes suaj do të rregulloni gjithçka që është e gabuar. Nismat në fusha të reja janë të suksesshme, por duhet të keni kujdes me kontratat, marrëveshjet dhe klauzolat. Me ardhjen e Diellit në shenjën tuaj, i cili ju favorizon prej datës  20, disa dyer hapen dhe dy ditët e fundit të prillit mund të jenë të rëndësishme. Burimet ekonomike janë më të mëdha, pasi do të fitoni më shumë. Datat 20 dhe 21 do të jenë më intriguese.

 

Advertisement

Prilli s’do të jetë muaj i vështirë, por mund të ketë ndërlikime serioze, nëse stresi i grumbulluar ju rëndon më shumë. Për t’u ndier mirë me partnerët, duhet të keni më shumë kohë, të jeni më të çlirët, më të kthjellët. Prej datës 12 prill duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Vëmendje të veçantë duhet t’u kushtoni datave 15 dhe 16, do të jetë një fundjavë e veçantë për çiftet që kanë qëndruar paksa të heshtur gjatë muajve të fundit. Vëmendje maksimale për çdo tradhti që mund të lindë për hakmarrje.

 

Është e pashmangshme që prilli të jetë më i lodhshëm fizikisht, por, në të vërtetë, nuk jeni ndalur në asnjë çast që nga fillimi i vitit. Ndonjëherë krijoni në kokë disa probleme që as nuk ekzistojnë. Nevojitet kujdes veçanërisht në datat 15, 16, 22 dhe 23.

 

Advertisement

PESHORJA: Muajt e parë të vitit nuk kanë shkuar edhe aq mirë, por pritet një lajm i shkëlqyer dhe diku nga mesi i majit gjërat do të ndryshojnë kryekëput. Mos u rrëmbeni nga ngjarjet që ndodhin rreth jush. Përballuni me gjithçka duke përdorur logjikën dhe arsyen. Ju mendoni se vleni më shumë nga ç’mendojnë të tjerët dhe në disa raste doni edhe të hakmerreni. Shumë situata zhbllokohen nga fundi i pranverës, ndaj tani është më mirë të përqendroheni në angazhimet tuaja dhe t’i çoni deri në fund. Vëmendje në datat 12, 13, 18 dhe 19. Ata që thjesht nuk mund të marrin atë që duan nga kompania ku punojnë prej pak kohësh, do të kenë një dëshirë të madhe për të lëvizur dhe për të vlerësuar ofertat e reja. Yjet do t’jua plotësojnë këtë dëshirë edhe falë këmbënguljes suaj. Kushdo që nuk ka punë, është i pasigurt ose ka pasur vështirësi të mëdha, bën mirë të kërkojë. Prilli nuk sjell përgjigje të menjëhershme. Data më e favorshme do të jetë 28.

 

Kur kaloni momente të lodhshme, rrezikoni që të gjithë shqetësimin ta shkarkoni te partneri. Nëse nuk jeni mjaftueshëm me fat që të keni dikë pranë që ju kupton dhe duron, do të viheni në lëvizje. Çiftet e konsoliduara duhet të shmangin konfliktet dhe garën mes tyre, sidomos nëse bëhet fjalë se kush sjell më shumë të ardhura në shtëpi. Nëse i tregoni partnerit se jeni ju që “mbani familjen”, poshtërimi i partnerit vë në rrezik stabilitetin e çiftit. Ata që sapo janë ndarë, do të përqendrohen te historitë e reja të dashurisë, sidomos nga mesi i majit. Prilli do të jetë më i ëmbël pas datës 20.

 

Advertisement

Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin fizik, sidomos pas datës 20, kur yjet japin energjinë e nevojshme për të përballuar angazhime të rëndësishme. Për ata që duan të kryejnë një kurë estetike, dhjetë ditët e fundit të muajit janë më interesantet. Ditët më të trazuara do të jenë datat 18 dhe 19.

 

AKREPI: Nëse dëshironi me ngulm të vazhdoni një projekt ose të realizoni një ndryshim, ky është muaji i duhur për të vlerësuar të mirat dhe të këqijat. Duhet të nxitoni, sepse nga data 16 maj mund të jetë vonë ose mund të keni më shumë vështirësi në realizimin e idesë suaj. Disa prej jush po përpiqen të përmirësohen brenda së njëjtës kompani, ndërsa disa të tjerë janë të mërzitur, pasi mendojnë se nuk janë vlerësuar si duhet dhe duan të largohen. Ka të ngjarë që prilli të sjellë ditë gjatë të cilave do të ngrihet zëri, do të ketë nevojë për sqarime. Në datat 3 dhe 9 planetët s’do të jenë edhe aq miqësorë, ndaj duhet të luftoni shumë për të arritur atë që doni. Do të ketë ditë nervozizmi, por jo të pasigurta. Ju jeni plotësisht përgjegjës për zgjedhjet tuaja, por ndiheni të vetëm përballë botës dhe kjo mund ta bëjë gjithçka më të vështirë. Kundërshtimi i Mërkurit tregon se nuk ju ndihmojnë në mënyrën e duhur. Një ndjesi armiqësie që e ndieni prej kohësh po theksohet më shumë. Për fat të mirë, ju jeni të fortë dhe do të dini ta ktheni lojën në favorin tuaj.  Gjatë 11 ditëve të para të prillit do të bënit mirë të shmangnit konfliktet.

 

Advertisement

Nëse një histori nuk funksionon, do t’i jepni fund duke i dhënë një ultimatum partnerit: “Më thuaj çfarë të ardhme kemi ose le ta mbyllim me kaq.” Nervozizmi në ambientin e punës do të ndikojë edhe në jetën tuaj private. Ju vjen keq, pasi nuk keni afër dikë që ju nxit apo që ju ngushëllon. Shumëçka varet nga partnerët që keni në krah, në janë të kuptueshëm dhe pozitivë. Ky është vetëm një moment kalimtar.

 

Përgjegjësitë janë të mëdha dhe prilli do të jetë i lodhshëm. Kundërshtimi i Mërkurit, duke filluar nga data 3, krijon një lloj kontrasti me mjedisin që ju rrethon. Mos harroni se jeni të fortë dhe me Saturnin në krah gjithçka shkon siç thoni ju. Por sa e vështirë është t’i bësh të tjerët të kuptojnë se çfarë dëshiron! Në rast mosmarrëveshjesh bëni një armëpushim, përndryshe rrezikoni që tensioni dhe stresi të shtohet. Java e parë e prillit do të japë mundësinë për të gjetur kurën e duhur për një problem të hershëm.

 

Advertisement

SHIGJETARI: Përballojeni gjithçka me shumë qetësi. Saturni ka nisur një kalim në shenjën tuaj që do t’ju largojë disi nga objektivat tuaj, por kjo mund të shërbejë edhe si avantazh. Shpesh, gjërat e bëra me nxitim dalin keq. Marsi s’është më armiqësor me ju dhe me fillimin e pranverës sjell edhe mundësi të mira. Nëse do të rinovoni një marrëveshje, pranoni pa u menduar dy herë. Do të paraqitet një problem me paratë, shpenzime për shtëpinë që janë të paparashikuara. Mes periudhës prill-qershor, gjithçka është përqendruar te shlyerja apo pagesa të lëna pezull.

 

Të vetmuarit i këshillojmë të zgjerojnë rrethin e të njohurve, sepse në qershor do të nisë një periudhë interesante, plot me mundësi për ata që nuk do të tregohen të përmbajtur. Miqësitë e lindura tani, në mënyrë krejt rastësore mund të shndërrohen në diçka të rëndësishme. Vetëm nëse s’do të thoni të vërtetën, do të vazhdoni të keni marrëdhënie që s’kanë fare kuptim. Jeta në çift do të tensionohet në datat 22 dhe 23, kryesisht për probleme ekonomike. Jeni aq kokëfortë, sa edhe mund të çoni dikë në djall, nëse ju lodh shumë. Prilli sjell liri për ata që janë vetëm prej shumë kohësh e duan të rikthehen në lojë me pasionin e tyre.

 

Advertisement

Tensioni dhe përgjegjësitë gjatë prillit do të shtohen, madje ndonjë nga ditët e prillit edhe do të humbni toruan. Fundjavat do të jenë të lodhshme dhe të mbushura me nervozizëm. Mos harroni se Shigjetarët duan të bukurën, ndaj duhet të rrethoheni nga njerëz argëtues dhe të gjeni harmoninë brenda dhe jashtë jush!

 

BRICJAPI: Jeni përballur me konflikte gjatë javëve të fundit. Nëse keni kohë që punoni me një grup, dallimet janë të pashmangshme, ju mendoni në një mënyrë dhe besoni se është e mundur të arrini sukses duke ndjekur një strategji, e cila s’pëlqehet nga të tjerët. A duhet t’i çoni të gjitha në djall? Absolutisht jo! Prilli do të jetë një muaj i tensionuar për shkak të konfliktit mes Marsit dhe Jupiterit, gjë që do të krijojë një hendek profesional, duke sjellë debat mes jush, kolegëve dhe eprorëve. Mos harroni, jeni ende ju që diktoni rregullat e lojës.  Edhe pse ka momente nervozizmi, nuk do t’u jepni hapësirë ​​projekteve që nuk besoni se vlejnë, vetëm se palë të treta janë dakord. “Dëgjoj, por nga imja s’heq dorë” mund të jetë motoja e çdo Bricjapi që respekton veten. Pavarësisht nga periudha çoroditëse, nëse duhet të diskutohen çështje që kanë rëndësi, datat 12, 13 dhe 21 mund të sjellin zgjidhje. Kujdes nga shpenzimet, të paktën gjatë prillit.

 

Advertisement

Kur përjetoni momente debati në vendin e punës, e keni të vështirë të ruani toruan edhe në fushën e ndjenjave, ndaj çiftet që kanë arritur deri në këtë pikë kanë baza të forta. Pjesa e parë e prillit është më e mira për njohje të reja. Mërkuri në një aspekt të mirë, i forcuar nga Dielli duke nisur nga data 20, u mundëson atyre që janë në kërkim të dashurisë të krijojnë njohje që mund të rezultojnë jashtëzakonisht të rëndësishme nga gjysma e dytë e majit. Horoskopi është ideali për të njohur njerëz të rinj dhe për të gjetur dëshirën brenda jush për t’u shoqëruar me këdo. Një problem pronash ju shqetëson prej kohësh, por në maj do t’i vini gjërat në vijë. Pengesat ligjore dhe burokratike të shkaktuara nga keqkuptimet e së shkuarës mund të menaxhohen më me qetësi. Katër javët e ardhshme duhet të ketë jo vetëm maturi, por edhe besim në të ardhmen.

 

Përfitoni nga datat 12, 13 dhe 21 për të filluar trajtimet ose terapitë që synojnë mirëqenien. Ankthi dhe nervozizmi vazhdon t’ju shoqërojë, kjo është arsyeja pse keni vështirësi për të fjetur. Qetësuesit natyralë dhe pushimet gjatë fundjavave mund t’ju shtojnë optimizmin.

 

Advertisement

UJORI: Jupiteri do ta mbështesë shenjën tuaj edhe për një muaj e gjysmë për të marrë zgjedhje apo vendime, megjithatë nga pikëpamja financiare mund të lindë një pasiguri. Prilli është një muaj disi çoroditës nga ky këndvështrim. Këshilla jonë është të mbani në kontroll shpenzimet. Disa marrëdhënie me partnerët ose bashkëpunëtorët mund të ndryshojnë. Nga maji do ta keni më të vështirë të mbështesni situatat që nuk ju pëlqejnë. Nga fundi i prillit do të ndiheni më nervozë për shkak të një aktiviteti që duhet ndryshuar, edhe ka vite që përsëritet në të njëjtën mënyrë. Ata që kanë marrë kredi apo kanë vendosur diçka në hipotekë në të kaluarën, mund të ecin përpara. Ata që janë të pakënaqur pasi bëjnë shumë dhe nuk marrin asgjë në këmbim, do të mërziten në fund të muajit.  Marrëdhëniet delikate me partnerët e biznesit duhet të trajtohen me realizëm, veçanërisht nëse dikush mendon të ndërpresë një bashkëpunim ose të ndryshojë disa marrëveshje nga gjysma e dytë e majit. Kujdes nga ngurrimet, pavendosmëria dhe pasiguria. Mos bëni zgjedhje të nxituara.

 

Çështjet që lidhen me punën ka të ngjarë të kenë përparësi mbi gjithçka tjetër. Dhjetë ditët e para të prillit janë të trazuara në fushën e ndjenjave. Kini shumë kujdes të premten, në datën 7, por dhe 8, se mund të lindin keqkuptime për arsye të parëndësishme. Ata që janë lodhur nga lidhja e zakonshme, mund të gjejnë edhe një person tjetër. Nëse një lidhje dashurie është e rëndësishme, ajo do të vazhdojë, ndonëse me disa grindje të vogla apo kompromise. Por, nëse një marrëdhënie, pavarësisht nga përpjekjet e shumta, është më pak e vlefshme, mund t’i jepni fund nga maji. Edhe pse jeni pak të çmendur, prapë ju pëlqen siguria. Mos shpenzoni shumë dhe mos debatoni me familjarët, gjë që ju ndodh shpesh.

 

Advertisement

Qielli do të jetë i trazuar në prill. Mërkuri fillon një kalim armiqësor të kundërt, ndaj datat 20 dhe 24 janë më të tensionuarat. Dhimbje qafe, dhimbje kyçesh; mos harroni të merreni me aktivitet sportiv. Do të ishte e përshtatshme të përdorni çaj bimor për të trajtuar pagjumësinë ose tensionin nervor që mund t’ju prekë dhjetë ditët e fundit të muajit.

 

PESHQIT: Këtë sezon të jetës suaj yjet ju favorizojnë. Nëse ju duket e padrejtë që s’i kanë vlerësuar meritat tuaja, tani ka ardhur koha t’i dëgjoni. Marsi është në aspekt të shkëlqyer gjatë prillit, por po ashtu edhe Mërkuri pas datës 3. Për ata që sapo kanë filluar një punë, konfirmimet pritet të vijnë; çdo investim i një peshe të caktuar duhet të bëhet gjithmonë me arsyetim. Nuk përjashtohet mundësia për të përfunduar një marrëveshje për një blerje me rëndësi, si një shtëpi, për shembull. Punonjësit e pavarur në këtë periudhë mund të dyfishojnë klientët ose të zgjidhin disa probleme ekonomike duke pranuar një komision të posaçëm. I vetmi problem mund të shkaktohet nga ndonjë debat familjar ose një situatë që përfshin dikë që nuk është mirë me shëndet. Ndihma juaj do të jetë e nevojshme.

 

Advertisement

Kushdo që ka përjetuar një ndarje në dy vitet e fundit ose ka dalë nga një marrëdhënie e rëndë sentimentale, është normale të kërkojë kënaqësi dhe siguri. Në veçanti, pas datës 11, dëshira për të rregulluar situatat e jashtëzakonshme është shumë e lartë. Nëse dikush ju ka larguar nga dashuria e vërtetë, tani do të jeni në gjendje të kuptoni se cila është mënyra më e mirë për ta gjetur atë përsëri. Çiftet që kanë probleme duhet të jenë më të qetë, përndryshe mes së shtunës 22 dhe së dielës 23 rrezikoni të debatoni. Gjithçka që lind në këtë periudhë do të shoqërohet edhe me debate, por me pak durim dhe vullnet do të kapërceni çdo problem. Nëse keni pezull çështje trashëgimie, duhet të zgjidhni gjithçka brenda dy muajsh. Kujdes nga tradhtitë dhe xhelozitë.

 

Keni përballuar me guxim një periudhë të vështirë, por tani po humbisni energjinë dhe dëshirën për t’u rikthyer në lojë. Zgjedhje të favorshme për sa i përket shëndetit, thjesht duhet të kufizoni lodhjen dhe ankthin që ju pushton, si njerëz të ndjeshëm që jeni. Ju këshillojmë një kontroll mjekësor rreth datës  24.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy