Intimitet në makinë/ Grabitësit iu marrin automjetin çiftit dhe i nxjerrin të zhveshur në rrugë (Video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Intimitet në makinë/ Grabitësit iu marrin automjetin çiftit dhe i nxjerrin të zhveshur në rrugë (Video)

Një çift që po kryenin marrëdhënie seksuale në sediljen e pasme të makinës së tyre pësuan një ndërprerje ‘të pafat’ kur një grup grabitësish i morën makinën dhe i lanë të zhveshur në rrugë.

 

Ngjarja e pazakontë u kap nga kamerat e sigurisë në Brazil më 17 gusht, teksa mjeti ishte parkuar në një rrugë të qetë qytetare.

 

Advertisement

Tre figura të errëta shihen që i afrohen makinës nga prapa megjithëse rruga dukej e ndriçuar më së miri.

 

Ata hapin me forcë dyert e makinës ndërsa një prej grabitësve ulet në timon dhe tjetri në sediljen e pasagjerit.

 

Advertisement

Në pamje shihet gjithashtu një krah i dëshpëruar që zgjatet nga brenda duke tentuar më kot të mbyllë derën për të ndaluar grabitjen.

 

Ndërsa ndërsa pas dëbimit të të zotëve të zhveshur në rrugë, një grabitës i tretë ulet në sediljen e pasme dhe ‘me dashamirësi’ u hedh atyre disa veshje që gjeti në makinë.

 

Advertisement

Makina e vjedhur më pas nis të largohet ndërsa dashnorët e hutuar tentojnë të veshin disa nga veshjet që kishin për të mbuluar trupin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy